Connect with Us

Tronditet Skënderbeu/ Pas UEFA-s, klubi korçar merr një tjetër goditje

Sport

Tronditet Skënderbeu/ Pas UEFA-s, klubi korçar merr një tjetër goditje

Publikuar

-

Bie edhe miti i fundit në Korçë. Klubi i futbollit Skënderbeu tani i ka aksionet dhe asetet të bllokuara. Ka qenë Drejtoria e Tatimeve Korçë që për shkak të borxheve të klubit ka bllokuar aksionet e skuadrës. Mësohet se klubi ka detyrime së pari në sigurime shoqërore, shëndetësore dhe ndaj administratës tatimore.

Vendimi për bllokimin dhe mbajtjen në konservim të aksioneve të Skënderbeut është marrë nga Drejtoria e Tatimeve Korçë në fund të vitit të shkuar. Më saktë, më 12 dhjetor 2019, duke i bërë një surprizë të këndshme administratorit Ardian Takaj (Take, siç thuhet në vendim). E bukura është se klubi Skënderbeu është shoqatë, por kjo nuk i ka penguar Tatimet që të bllokojnë skuadrën korçare. Në këtë mënyrë bie edhe miti i Skënderbeut, si klubi perfekt.

Skuadra që është dënuar nga UEFA e ka për herë të parë bllokimin e aksioneve dhe aseteve që ka. Korçarët vjet edhe pse u kualifikuan në Europë, nuk ia dolën që të luanin, pasi janë të dënuar nga UEFA.

Kujtojmë se Skënderbeu ka qenë një nga skuadrat që gjithmonë është licencuar në Europë, duke bërë historinë dhe kaluar dy herë në fazën e grupeve të Europa League, por këtë herë gjasat janë që skuadra të mos marrë licencën dhe të mos shlyejë një vit dënim./Panorama Sport

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Premier Liga

Fitore bindëse e Man. United/ Shkëlqen blerja e bujshme e janarit

Publikuar

-

Janë mbyllur dy sfidat e orës 15:00 në Premier League, me Manchester United dhe Wolverhampton që kanë marrë fitore të pastra 3-0, respektivisht kundër Watford dhe Norëich. “Djajtë e Kuq” e kanë pasur të thjeshtë përballë Watford dhe e dominuan takimin në “Old Trafford”. Bruno Fernandes bëri një ndeshje të madhe, duke fituar një penallti […]

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Video: Talenti 18-vjeçar i Manchesterit shënon gol spektakolar

Publikuar

-

Manchester United ka gjetur edhe golin e tretë përballë Watford. Talenti 18-vjeçar, Greenwood, brenda zone ka lëshuar një të majtë të fortë duke finalizuar një aksion të rrjedhshëm të “Red Devils”. Ky ishte goli i pestë për sulmuesin këtë kampionat, ndërsa “Djajtë” kanë futur në kasafortë 3 pikët ndaj Watford.

LEXO TE PLOTE

La Liga

Tronditet Barcelona/ Humbet titullarin për në Champions, rrezikon El Clasicon

Publikuar

-

Barcelona ka marrë një lajm mjaft të keq ditën e sotme, teksa ka humbur një prej titullarëve të ekipit. Bëhet fjalë për Sergi Roberton, i cili ka pësuar një dëmtim dhe do të mungojë ndaj Napolit në mesjavë në Champions League. Sidoqoftë, ajo që shqetëson më shumë është se Roberto mund të humbasë edhe El […]

LEXO TE PLOTE