Connect with Us

“As e mendojmë rënien nga Superiorja”, zyrtari i Luftëtarit befason me deklaratën

Sport

“As e mendojmë rënien nga Superiorja”, zyrtari i Luftëtarit befason me deklaratën

Publikuar

-

Luftëtari ndodhet në një moment të vështirë në kampionatin shqiptar, teksa renditet në vendin e parafundit, duke lënë pas vetes vetëm Flamurtarin. E sikur të mos mjaftonte e gjitha kjo, FIFA do të jepte vendimin për dënimin e bluzinjve në merkato.

Kjo pasi ka një problem për të zgjidhur me ish-futbollistin brazilian që ka qenë më parë në Gjirokastër, Aurelio. Drejtori sportiv i Luftëtarit, Artur Dadaj, ka premtuar zgjidhjen e këtij problemi dhe shprehet i sigurt se skuadra do të mbijetojë në këtë kampionat.

“Është një problem që ka lindur nga administrata e mëparshme. Ne kemi nisur kontaktet me agjencinë që mbron futbollistin dhe mendojmë se me 99% do të zgjidhet problemi. Në të kundërt, do të vazhdojmë me lojtarët që kemi.

As që e mendojmë që të zbresim nga Superiorja. Kemi pasur vështirësitë tona pasi e kemi nisur vonë fazën përgatitore, por koha që kemi pasur deri tani na mjafton. Besojmë se do ta shohim Luftëtarin në nivele të larta”, u shpreh Dadaj.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

VIDEO/ Uzuni dhe Kastrati dhurojnë spektakël në kampionat

Publikuar

-

Nga

Lokomotiva e Zagrebit ka luajtur ditën e sotme takimin e javës së 24-t të kampionatit kroat, të cilën e fituan me shifrat 0-2 kundër Inter Zapresiç. Protagonistë në sigurimin e këtyre 3 pikëve kanë qenë edhe dy futbollistët shqiptarë, Kastrati dhe Uzuni. Sulmuesi i dardanëve do të ishte ai që do të shënonte golin e […]

LEXO TE PLOTE

Sport

“Gol line technology”, ja stadiumi i vetëm shqiptar ku është instaluar

Publikuar

-

Nga

Futbolli i ditëve të sotme ka përqafuar gjithnjë e më shumë teknologjinë, por sërish polemikat nuk janë shmangur. Penallti, kontakte, prekje apo jo prekje të sferës, apo edhe goli po apo jo i shënuar diskutohen shumë. Mirëpo, për të paktën një gjë, në ditët e sotme siguria është më shumë sesa maksimale nëse sfera e […]

LEXO TE PLOTE

Sport

E bujshme/ Legjenda e Rejnxhërs nuk i kursen lëvdatat për yllin shqiptar

Publikuar

-

Nga

Florian Kamberi i ka bërë të gjithë për vete në klubin e Rejnxhërs, në të cilin u transferua vetëm në merkaton e janarit nga Hibernian. Megjithatë, koha e shkurtër në dispozicion dhe ndeshjet e pakta, nuk kanë qenë një pengesë për sulmuesin shqiptar i cili ka treguar aftësitë e tij duke marrë komplimente nga trajneri […]

LEXO TE PLOTE