Connect with Us

“Bomba” e Safet Gjicit/ Presidenti deklaron tërheqjen nga klubi: Nuk jam më pjesë e strukturave të Kukësit

Sport

“Bomba” e Safet Gjicit/ Presidenti deklaron tërheqjen nga klubi: Nuk jam më pjesë e strukturave të Kukësit

Publikuar

-

Safet Gjici, ka befasuar me vendimin e fundit, teksa ka deklaruar se është tërhequr nga strukturat drejtuese të Kukësit, për shkak të angazhimeve të shumta në Bashkinë e qytetit verilindor.

Në një prononcim për “Top Channel”, Gjici nuk ka zbuluar kujt ia ka besuar drejtimin e ekipit, ndërkohë që preferon të quhet president nderi.

ECURIA – Ajo që më kënaq është se të gjithë lojtarët janë në top-formë, nuk kanë dëmtime dhe kjo është gjë e mirë. Besoj se me kapacitetet që ka ky ekip, them që do të ecim mirë. Kemi luajtur në fusha të huaja në të gjithë kampionatin, u bë viti i dytë. Investimi po ecën me ritme të shpejta dhe uroj që të mbyllet brenda verës që ne të kthehemi në fushën tonë”.

BASHKIA – Unë jam në pozicion tjetër tani, unë flas si kryetar bashkie e nuk jam më pjesë e strukturave të klubit. Por bashkia ka aksionet e veta te klubi paçka se bashkia nuk ka shpenzuar asnjë lek te klubi, edhe sot që flasim por edhe shumë vite më parë.

RIVALËT- Besoj se Partizani do të luftojë deri në fund, Tirana pse jo, po kështu edhe Bylisi. Por unë them se rival kryesor do të jetë Partizani. Kështu që të gjithë tifozët e Kukësit kudo që janë i bëj thirrje të vijnë në stadiumin e ri, por edhe të shohin një ndeshje që do të japë spektakël”, deklaroi Gjici.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Gjeti rrugën e rrjetës me fanellën e Rangers, por shikoni çfarë i ndodh Kamberit

Publikuar

-

Nga

Prurja më e re e Kombëtares shqiptare, Florian Kamberi, gjeti rrugën e rrjetës me Rangers, por anësori do i prishte festën sulmuesit. Kamberi e nisi nga stoli takimin mes Rangers dhe Livingstonit, ndërsa Gerrard vendosi ta aktivizonte në minutën e 56 të ndeshjes. Kent do të kalonte ekipin skocez në avantazh 3 minuta pas hyrjes […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

“Asnjë karton të kuq dhe autogol”, Rrahmani: Titullin këtë vit dua që ta marrë …

Publikuar

-

Nga

Amir Rrahmani po zhvillon një sezon fantastik te Verona. Jo vetëm, pasi bashkë me Kumbullën kanë arritur të ndalnin sulmet më të frikshme të Serie A. Ai pati një lidhje me video me Supersport, ku foli për gjithçka. Temë e nxehtë ishte e ardhmja, ku sipas tij asnjëherë nuk i dihet. ”Lazio kishte disa raste. […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Shpulla dhe lëvizje si në Wrestling, nuk do e besoni si reagon Igli Tare pas fitores me Interin

Publikuar

-

Nga

Igli Tare nuk është përmbajtur pas fitores së fundit që ka marrë Lacio ndaj Interit në shifrat 2-1. Si një finale e parakohshme është pritur kjo përballje, pasi luhej mes dy ekipeve që pretendojnë të fitojnë titullin kampion në Seria A. Drejtori sportiv i kryeqytetasve është një nga personat më të lavdëruar në këto kohë […]

LEXO TE PLOTE