Connect with Us

Degjeneron në dhunë ndeshja Partizani-Oriku, lojtarë përleshen me njëri-tjetrin

Sport

Degjeneron në dhunë ndeshja Partizani-Oriku, lojtarë përleshen me njëri-tjetrin

Publikuar

-

Skandal në futbollin e moshave, rikthehen skenat e dhunës brenda fushës. Në ndeshjen e djeshme, luajtur në kompleksin e Kamzës, mes Partizanit dhe Orikut, ka plasur grushti mes lojtarëve. Një ngjarje e turpshme që nuk e justifikon asgjë, për më tepër që luheshin minutat e fundit dhe të kuqtë udhëhiqnin me rezultatin e thellë 9-2.

Lojtarët u përleshën me njëri-tjetrin dhe ndeshja u kthye në arenë boksi. Arbitri me shtatë kartonë të kuq dhe oficerët e sigurisë u munduan të vendosnin rregull, por grushtet mes lojtarëve ishin të pashmangshme.

SHERRI 

Gjatë një ndërhyrjeje të Dalipajt ndaj Çarçanit në minutën e 88-të, fillimisht ka pasur një debat mes lojtarëve, por brenda pak sekondash çdo gjë degjeneroi. Lojtari i Orikut iu vërsul atij të Partizanit me grushte dhe shqelma.

Por, i menjëhershëm ka qenë reagimi i futbollistëve të tjerë, duke u përfshirë gati të gjithë lojtarët e Orikumit ndaj atyre të Partizanit. Gjysmëfusha e Orikumit, me gati 22 lojtarë të pranishëm aty, është kthyer në një arenë boksi.

Ndërhyrja e forcave të sigurisë qetësoi situatën pas pak minutash. Nga goditjet në kokë të portierit vlonjat, Trakaj, u desh edhe ndërhyrja e mjekëve për të normalizuar gjendjen e të riut. Pas incidentit, gjyqtari kryesor, Besmir Lesaj, ka nxjerrë me karton të kuq katër lojtarë të Partizanit (Klei Çarçani, Elvis Çela, Sem Bici dhe Klenti Osmani) dhe tre të Orikumit (Elvis Dalipaj, portieri Benardo Trakaj dhe Ali Jazaj). Pas qetësimit të situatës, kryesori ka vijuar me dy minutat e mbetura, që ishin më tepër formale. Më pas ka vërshëllyer përfundimin e takimit, që duhet t’i bëjë me turp të dyja skuadrat./Panorama Sport

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: