Connect with Us

Eni Imami flet si “korçar”: Do ju do renditet Skënderbeu në fund të kampionatit

Sport

Eni Imami flet si “korçar”: Do ju do renditet Skënderbeu në fund të kampionatit

Publikuar

-

Rastësia është e çuditshme për Eni Imamin. Mbrojtësit do t’i duhet të debutojë me fanellën e Skënderbeut përballë Partizanit. E megjithatë, assesi nuk e quan një “derbi” në planin personal, ndonëse deri para pak ditësh ishte pjesë e Tiranës. Është i lumtur që në Korçë ka gjetur Ditën dhe Pollozhanin, me të cilët ka luajtur te Dinamoja. Nuk i kursen elozhet as për Ilir Dajën, ndërsa kujton se ai ka një “armë” plus, krahasuar me Adolfo Sormanin. Vërtet pozitat e bardhekuqve nuk janë aspak të zakonta, megjithatë 27- vjeçari paralajmëron se ekipi në mbyllje të sezonit do të jetë në podium.

Imami, debutoni në kampionat përballë Partizanit. Disi e çuditshme… 

Të them të drejtën, është paksa e çuditshme. Menjëherë do të më duhet të luaj kundër të kuqve. Kjo është rastësia e kalendarit, qëllon edhe kështu. E megjithatë, nuk ka asnjë të veçantë. Është thjesht një takim për t’u luajtur, ndonëse shpresoj që të më sjellë pak fat fitorja e fundit që kam pasur përballë tyre në kampionat.

Do të jetë një lloj “derbi” për ju, derisa deri pak kohë më parë ishit pjesë e Tiranës?

Unë personalisht nuk e quaj derbi. E them këtë, pasi unë e kam mbyllur kapitullin “Tirana”, që në momentin kur jam larguar nga ky ekip. Kështu që, nuk e trajtoj dot si të tillë. Është një ndeshje radhe për Skënderbeun, që do të mundohemi të marrim më të mirën tonë për ta nisur si duhet pjesën e dytë të sezonit.Keni kohë që nuk fitoni në fushë ndaj Partizanit. A do të jetë kjo hera e duhur?

Nëse u referohemi statistikave, duke qenë në fushë, kam humbur ndaj Partizanit vetëm vitin e fundit. Pra, në kohën kur kam qenë pjesë e Tiranës. Kur luaja në radhët e Kukësit, kam triumfuar ndaj këtij kundërshtari. Shpresoj që këtë herë të dal sërish fitimtar si lojtar i Skënderbeut.

Afrimi i Sormanit te stoli i Partizanit a jua bën më të vështirë këtë 90-minutësh?

Nuk e di dhe nuk mund të flas se sa do të ndikojë për mirë ardhja e Sormanit te Partizani. Unë di të them vetëm se nëse ka ekip që ka trajner të mirë në kampionatin tonë, është Skënderbeu. Ne jemi të avantazhuar te kjo pjesë. Sa e njeh Daja këtë lojë dhe kampionatin tonë, nuk besoj se e njeh ndonjë trajner tjetër. Kjo është arma jonë plus.

Në prapavijë keni gjetur dy miq të vjetër, Ditën dhe Pollozhanin. Si ndiheni me ta? 

Të them të drejtën me Bruno Ditën kam qenë që te moshat e Dinamos dhe jemi shokë mjaft të mirë. Ndërsa në atë kohë Pollozhani ishte pjesë e ekipit të Dinamos. Njihemi prej asaj kohe. Të luash me Pollozhanin dhe me kapitenin Dita është pa dyshim një plus i madh për këdo, njëri për shkak të eksperiencës dhe tjetri për grintën. Por, të mos harrojmë që në të majtë kam edhe Bregun.

Trajneri Daja kërkon nisjen e mirë me Partizanin. Si ndikon te ju një fitore? 

Fitorja mbetet gjithmonë e tillë, por normale që të fitosh me Partizanin apo me Kukësin vlen më shumë edhe për moralin. Por, e rëndësishme është të bëjmë mirë këtë pjesë të mbetur dhe të rritemi në renditje.

Me këtë organikë, deri ku mund të shkojë ky Skënderbe?

Të jem i sinqertë është një ekip me shumë cilësi në grup dhe mjaft i kompletuar. Kemi mundësi që të ecim shumë përpara dhe të ngjisim shkallët. Për mendimin tim, me aftësinë që kemi në grup, do të jemi brenda treshes së parë, nëse ruajmë përqendrimin.

Momentalisht gjendeni në zonën “play–out”. Ju tremb ky pozicion?

Nuk ka shanse që ne të luajmë ndeshje “play-out”. Do të shihni se shumë shpejt, do të bëjmë më të mirën. Nuk jemi ne për në atë pozicion.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

VIDEO/ Uzuni dhe Kastrati dhurojnë spektakël në kampionat

Publikuar

-

Nga

Lokomotiva e Zagrebit ka luajtur ditën e sotme takimin e javës së 24-t të kampionatit kroat, të cilën e fituan me shifrat 0-2 kundër Inter Zapresiç. Protagonistë në sigurimin e këtyre 3 pikëve kanë qenë edhe dy futbollistët shqiptarë, Kastrati dhe Uzuni. Sulmuesi i dardanëve do të ishte ai që do të shënonte golin e […]

LEXO TE PLOTE

Sport

“Gol line technology”, ja stadiumi i vetëm shqiptar ku është instaluar

Publikuar

-

Nga

Futbolli i ditëve të sotme ka përqafuar gjithnjë e më shumë teknologjinë, por sërish polemikat nuk janë shmangur. Penallti, kontakte, prekje apo jo prekje të sferës, apo edhe goli po apo jo i shënuar diskutohen shumë. Mirëpo, për të paktën një gjë, në ditët e sotme siguria është më shumë sesa maksimale nëse sfera e […]

LEXO TE PLOTE

Sport

E bujshme/ Legjenda e Rejnxhërs nuk i kursen lëvdatat për yllin shqiptar

Publikuar

-

Nga

Florian Kamberi i ka bërë të gjithë për vete në klubin e Rejnxhërs, në të cilin u transferua vetëm në merkaton e janarit nga Hibernian. Megjithatë, koha e shkurtër në dispozicion dhe ndeshjet e pakta, nuk kanë qenë një pengesë për sulmuesin shqiptar i cili ka treguar aftësitë e tij duke marrë komplimente nga trajneri […]

LEXO TE PLOTE