Connect with Us

Gaz Demi: Cigaren nuk e lë dot, Reginaldon nuk e duam

Sport

Gaz Demi: Cigaren nuk e lë dot, Reginaldon nuk e duam

Publikuar

-

Gaz Demi është në një lidhje të drejtpërdrejtë në “Zona Gol”, atje ku po flet për merkaton e Partizanit. Për ta nisur që me një detaj, atje ku nuk është parë më puro duke u konsumuar nga numri një i të kuqëve, por një cigare.

E për të vazhduar më tej, Demi është shprehur se Partizani nuk e dëshiron Rexhinaldon, ndërsa kur flitet për ardhjen e Sormanit, konfirmohet se trajneri i ri ishte një dashuri e vetë presidentit të klubit.

“Të them të drejtën që më ka pëlqyer kjo qetësia e kësaj kohe, pa e vrarë mendjen shumë. Nga informacionet që kam trajneri është i kënaqur me ekipin nga përgatitja në Antalia dhe të presim kampionatin.

Cigarja dhe mungesa e puros: “Po e vërtet që e kam ndryshuar. Kam pak probleme te zëri, po cigaren nuk e lë dot. Prandaj kam ndryshuar llojin e saj, e kam marrë cigare angleze”.

Ndërrimet e trajnerit: “Nuk i bëj vetëm unë, por këtë herë ishte dashuria ime Sormani. Kemi lënë një projekt në mes. Doja ta merrja në qershor por për arsye familjare nuk u arrit. Na ka kërkuar vetë dhe jemi ulur për 20 orë së bashku, të tre. Dy orë kam ndenjur unë, të tjera ka qenë Olsi Rama”.

Esat Mala: “Para të gjithave vjen Partizani. Unë funksionoj si një biznesmen dhe kjo është ndërrmarrja jonë, që ka disa rregulla dhe disiplinë. Tani po flasim me lojtarin dhe familjarët e tij. Gjendet në ekipin B për momentin dhe shpresojmë që të rregullohet”.

Rexhinaldo: “Për momentin nuk kemi asnjë interes për të, megjithëse Olsi Rama po merret me disa emra, por jo për Rexhinaldon”. /Sport Ekspres/

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: