Connect with Us

Krasniqi flet hapur: Ja çfarë na ka kërkuar klubi të bëjmë ne lojtarët

Sport

Krasniqi flet hapur: Ja çfarë na ka kërkuar klubi të bëjmë ne lojtarët

Publikuar

-

Blerim Krasniqi pritet të jetë një nga lojtarët, ku do të mbështet ofensiva e Skënderbeut për fazën e dytë të Superiores. Për pjesën e parë te sezonit nuk mund të thuhet se ka qenë në rendimentin e pritur, ku është ndalur në shifrën e vetëm tre golave. Këtë e di edhe vetëm ai, që ja vë peshën e fajit dëmtimeve dhe kushteve jo të mira fizike. Ai tregon që i ka kaluar këto vështirësi dhe premton më shumë gola. Krasniqi vlerëson edhe lëvizshmërinë e tij në fushë.

“Pjesën e ofertave e menaxhon klubi në mënyrën e tij. Besoj se do kem një ndryshim, pasi kohët e fundit kam pasur tre dëmtime rresht dhe nuk kam arritur formën. Tani shpresoj të arrij te goli sepse çdo sulmues matet me gola dhe të ndihmoj sa më shumë ekipin. Normalisht pjesa e lëvizshmërisë në fushë dhe të krijuarit volum në lojë është shumë e rëndësishme dhe e ndihmon shumë skuadrën. Ka edhe sulmues që shënon një apo dy gola gjatë një faze, por ndihmon skuadrën dhe pastaj pjesa tjetër do përmirësuar dita ditës”.

Në lidhje me shprehjen “Skënderbeu nuk ka objektiva”, sulmuesi shprehet për Super Sport se skuadra udhëzohet të japë maksimumin përtej gjithçkaje.

“Gjithmonë Skënderbeu ka pasur objektiva. Është krijuar ideja se ne s’kemi objektiva, por ne vazhdojmë garën. Na komunikohet të vazhdojmë luftën dhe të marrim maksimumin, pastaj pjesa tjetër i takon klubit dh presidencës”.

Treshja mes tij, Dejvi Bregut dhe Nazmi Gripshit mund të shpërbëhet në fund të sezonit e për këtë 23-vjeçari ndien keqardhje, por përtej kësaj shpreson që të kalojnë jashtë Shqipërisë në një kampionat më konkurrues”.

“Është e vërtetë që jemi shumë shokë dhe shkojmë mirë si në fushë dhe jashtë saj, pasi jemi thuajse në një moshë. Është e vështirë ta shprehësh këtë sepse ndihemi mirë, por shpresoj të dalim jashtë jo vetëm ne të tre, por edhe lojtarë të tjerë sepse Skënderbeu e ka dhënë këtë mundësi prej kohësh”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Gjeti rrugën e rrjetës me fanellën e Rangers, por shikoni çfarë i ndodh Kamberit

Publikuar

-

Nga

Prurja më e re e Kombëtares shqiptare, Florian Kamberi, gjeti rrugën e rrjetës me Rangers, por anësori do i prishte festën sulmuesit. Kamberi e nisi nga stoli takimin mes Rangers dhe Livingstonit, ndërsa Gerrard vendosi ta aktivizonte në minutën e 56 të ndeshjes. Kent do të kalonte ekipin skocez në avantazh 3 minuta pas hyrjes […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

“Asnjë karton të kuq dhe autogol”, Rrahmani: Titullin këtë vit dua që ta marrë …

Publikuar

-

Nga

Amir Rrahmani po zhvillon një sezon fantastik te Verona. Jo vetëm, pasi bashkë me Kumbullën kanë arritur të ndalnin sulmet më të frikshme të Serie A. Ai pati një lidhje me video me Supersport, ku foli për gjithçka. Temë e nxehtë ishte e ardhmja, ku sipas tij asnjëherë nuk i dihet. ”Lazio kishte disa raste. […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Shpulla dhe lëvizje si në Wrestling, nuk do e besoni si reagon Igli Tare pas fitores me Interin

Publikuar

-

Nga

Igli Tare nuk është përmbajtur pas fitores së fundit që ka marrë Lacio ndaj Interit në shifrat 2-1. Si një finale e parakohshme është pritur kjo përballje, pasi luhej mes dy ekipeve që pretendojnë të fitojnë titullin kampion në Seria A. Drejtori sportiv i kryeqytetasve është një nga personat më të lavdëruar në këto kohë […]

LEXO TE PLOTE