Connect with Us

Panik te Lazio, Thomas Strakoshës i ndodh e papritura

Seria A

Panik te Lazio, Thomas Strakoshës i ndodh e papritura

Publikuar

-

Tomas Strakosha është një nga “ingranazhet” më të rëndësishëm të Lacios së këtij viti. “Gardiani” ka treguar një siguri të frikshme, duke qenë shkak jo i vogël i arritjeve të ekipit kryeqytetas, që ndodhen të tretët në renditjen e Serie A. Mbrëmjen e djeshme lacialët shkatërruan Sampdorian me rezultatin 5-1, duke treguar edhe një herë se Juventusi dhe Interi nuk do të jenë të vetëm në luftën për titullin.

Megjithatë, mëngjesin e sotëm në kampin e kaltër janë shqetësuar për gjendjen e Tomas Strakoshës. Mediet përtej Adriatikut raportojnë portieri ka shkuar në qendrën mjekësore të klubit për t’iu nënshtruar një vizite në bërryl. Theksohet se ky shqetësim nuk është shkaktuar ndeshjen e djeshme, por është problem i trashëguar më parë.

Përtej problemeve, theksohet se Strakosha do të jetë në fushë që në ndeshjen e ardhshme dhe këto probleme nuk rrezikojnë aktivizimin e tij nga Simone Inzagi. Sfida e ardhshme e Lacios është ndaj Napolit pas dy ditësh, një duel Strakosha-Hysaj.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Lautaro Martinez drejt Barçës, Interi piketon bomberin francez

Publikuar

-

Asi i Manchester United Anthony Martial raportohet të jetë në listën e transferimeve të Interit për të zëvendësuar Lautaro Martinez në verë. Sulmuesi argjentinas Martinez pritet t’i bashkohet Barcelonës në verë me Tuttosport që pretendon se katalanasit janë gati të paguajnë 150 milionë euro për të. Teksa shqetësimi për largimin e yllit të sulmit po […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Immobile është thjesht i papërmbajtshëm, drejt thyerjes së rekordit historik

Publikuar

-

Ciro Immobile i pandalshëm drejt rekordit të golave në Serinë A. Pas 25 javëve në Serinë A, falë golit të shënuar në fitoren 2-3 të Lazios në fushën e Genoas, “Mbreti Ciro” ka arritur kuotën e 27 golave në kampionat. Një shifër e jashtëzakonshme që ka lejuar “bomberin” bardhekaltër të barazojë rekordin e Antonio Angelillon […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Plas lufta në Itali, përplasje e ashpër mes dy tifozerive

Publikuar

-

Tifozët e Lecces dhe Barit janë përleshur në autostradën A16 Canosa-Napoli duke shkaktuar shumë të plagosur. Siç ka bërë të ditur leccenews24.it, 150 tifozë të Barit kanë bllokuar trafikun duke hedhur gozhda në autostradë mes dy mjeteve që transportonin rreth 20 tifozë tifozë të Lecces, mes të cilëve ka pasur edhe fëmijë. Tifozët e Barit […]

LEXO TE PLOTE