Connect with Us

Prapaskenat e çuditshme te Flamurtari, ja si e bindi Sinan Idrizi trajnerin Troisi që mos largohej

Sport

Prapaskenat e çuditshme te Flamurtari, ja si e bindi Sinan Idrizi trajnerin Troisi që mos largohej

Publikuar

-

Dy ditë më parë, Marcelo Troisi tentoi që të largohej nga Flamurtari. Më shumë sesa merkatoja e bllokuar, financat krijuan një lloj “krisjeje”.

Duke parë situatën që po kalon klubi, trajneri e ka parë të udhës që të kërkojë tri rroga paradhënie. Një formë garancie kjo, para se të nënshkruante marrëveshjen.

Në një kohë që pagat po vonoheshin, atëherë tekniku nuk ka pritur dhe ka menduar që t’i japë fund kësaj aventure pa e filluar ende. Ai vendosi që të përshëndeste edhe futbollistët, të cilëve u ka thënë se po largohej.

Por më pas, trajneri ka anuluar vendimin për t’u larguar. “Panorama Sport” zbardh prapaskenën e këtij rikthimi. Braziliani është takuar dje me Sinan Idrizin, i cili e ka bindur që mos e ndërmarrë hapin ekstrem. Gazeta mëson se administratori i ka ofruar siguri maksimale si për financat, ashtu edhe për merkaton. Madje, administratori i ka kërkuar teknikut që të punojë i qetë, pasi gjithçka do të zgjidhet.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

VIDEO/ Uzuni dhe Kastrati dhurojnë spektakël në kampionat

Publikuar

-

Nga

Lokomotiva e Zagrebit ka luajtur ditën e sotme takimin e javës së 24-t të kampionatit kroat, të cilën e fituan me shifrat 0-2 kundër Inter Zapresiç. Protagonistë në sigurimin e këtyre 3 pikëve kanë qenë edhe dy futbollistët shqiptarë, Kastrati dhe Uzuni. Sulmuesi i dardanëve do të ishte ai që do të shënonte golin e […]

LEXO TE PLOTE

Sport

“Gol line technology”, ja stadiumi i vetëm shqiptar ku është instaluar

Publikuar

-

Nga

Futbolli i ditëve të sotme ka përqafuar gjithnjë e më shumë teknologjinë, por sërish polemikat nuk janë shmangur. Penallti, kontakte, prekje apo jo prekje të sferës, apo edhe goli po apo jo i shënuar diskutohen shumë. Mirëpo, për të paktën një gjë, në ditët e sotme siguria është më shumë sesa maksimale nëse sfera e […]

LEXO TE PLOTE

Sport

E bujshme/ Legjenda e Rejnxhërs nuk i kursen lëvdatat për yllin shqiptar

Publikuar

-

Nga

Florian Kamberi i ka bërë të gjithë për vete në klubin e Rejnxhërs, në të cilin u transferua vetëm në merkaton e janarit nga Hibernian. Megjithatë, koha e shkurtër në dispozicion dhe ndeshjet e pakta, nuk kanë qenë një pengesë për sulmuesin shqiptar i cili ka treguar aftësitë e tij duke marrë komplimente nga trajneri […]

LEXO TE PLOTE