Connect with Us

Vjen oferta e bujshme për Florian Kamberin, ja ku pritet të transferohet sulmuesi shqiptar

Kombëtare

Vjen oferta e bujshme për Florian Kamberin, ja ku pritet të transferohet sulmuesi shqiptar

Publikuar

-

Skuadra e Leç Poznan nuk heq dorë lehtë nga Florian Kamberi. Klubi polak pak ditë më parë bëri një ofertë për sulmuesin më të ri të përfaqësueses shqiptare i cili aktivizohet me Hibernian në kampionatin skocez, por duke marrë një refuzim.

Megjithatë, duket se polakët insistojnë për futbollistin dhe sipas mediave skoceze, kanë bërë gati një ofertë të dytë për 24-vjeçarin i cili pak ditë më parë plotësoi dokumentacionin dhe do të jetë pjesë e Shqipërisë që në ndeshjen miqësore të marsit kundër Sllovenisë.

Polakët do të rritin ofertën e tyre për të kënaqur Hibernian, por edhe vetë futbollistin shqiptar i cili në këtë edicion është shfaqur në një formë të mirë dhe ka tërhequr vëmendjen edhe të klubeve të tjera si Bazeli në Zvicër apo nga ata të Championship në Angli.

Të njëjtat burime sqarojnë se në rast se lojtari kërkon të largohet, në kontratën e tij ka një klauzolë e cila mendohet se është pak më shumë se 2 milionë paund, vlerë e ulët në krahasim me çfarë mund të shpenzohet aktualisht në tregun e futbollistëve në Europë. Ndaj mbetet të shihet në ditët në vijim nëse Kamberi do të zgjedhë të mbyllë këtë sezon te Hibernian, apo nëse do të kërkojë menjëherë një aventurë të re./vipsport.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Berisha: Hysaj më i vështiri, si na ndryshoi jetën Koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Profili në “Instagram” apo çdo rrjet social është shpesh treguesi kryesor për shumëçka nga jeta e secilit prej nesh. Po të futesh te llogaria e Etrit Berishës në “Instagram”, ka një oktapod. E pikërisht, si një i tillë mbase në fushë shqiptari është jo me dy, por shumë tentakula që i kanë mjaftuar për ta […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Barcelona nuk e lejoi Labinot Kabashin të luante për Kosovën

Publikuar

-

Nga

Labinot Kabashi ishte ftuar te Kombëtarja e Kosovës si 16 vjeçar. Ai është pjesë e Barcelonës dhe llogaritet si njëri nga yjet e ardhshëm të klubit katalunas. Albert Bunjaki e kishte ftuar Kabashin, kur ky ishte vetëm 16 vjeçar. Labi kishte shkëlqyer në stërvitjet te Kosova dhe ish-trajneri i Dardanëve dëshironte ta inkuadronte të paktën […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Kombëtaren shqiptare e refuzoi, Besnik Hasi: Mund të drejtoj Kosovën

Publikuar

-

Nga

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Besnik Hasi nuk e ka përjashtuar mundësinë që në një ta ardhme ta marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës. Në një intervistë dhënë emisionit sportiv të KTV “Sporti Total”, ish-trajneri i Anderlehti, Olimpiakosit, Legias, etj, ka vlerësuar lartë ngritjen e Kosovës dhe beson se ka një të ardhme të ndritur. “Me Kosovën […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: