Connect with Us

Do debutojë ndaj Skënderbeut, Sormani bën veprimin e çuditshëm me lojtarët e tij

Sport

Do debutojë ndaj Skënderbeut, Sormani bën veprimin e çuditshëm me lojtarët e tij

Publikuar

-

Partizani e ka lënë pas minifazën përgatitore në Turqi, ku u stërvitën në kushte optimale dhe gjatë paradites së djeshme skuadra ka zbritur në kompleksin “Internacional” në Pezë për të përmbyllur planet për transfertën e Korçës. Nesër Partizani është mysafir i Skënderbeut, ku do të vijë edhe debutimi i trajnerit Adolfo Sormani në ndeshje zyrtare për këtë sezon. 54-vjeçari ka mbetur i kënaqur nga angazhimi i lojtarëve në Turqi, ndonëse e pranon se për aq sa kanë punuar bashkë, lojtarët nuk mund të përthithin menjëherë filozofinë e tij që ka për futbollin.

Gjithsesi, Sormani po mundohet të marrë më të mirën nga grupi në këtë moment dhe seanca e djeshme ka qenë kryesisht e karakterit tekniko-taktik. Shënimi i golit mbetet një rebus për t’u zgjidhur në kampin e kuq, aq më shumë që kritikat mbi sulmin kanë qenë të shumta, për atë që ka dhënë në pjesën e parë të sezonit. Nga ajo që u pa dje, trajneri Sormani ka insistuar kryesisht në goditjet standarde, nga këndi apo pozicione të ndryshme në fushë, nga të cilat pritet të vijë edhe goli ndaj Skënderbeut.

Dy miqësoret e zhvilluara në Turqi e nxorën në pah deficitin që ka skuadra në 20-30 metrat e fundit në fazën ofensive. Në këto kushte mundësia më e mirë për të shfrytëzuar është efikasitetin në ekzekutimin e goditjeve standarde. Përveç planit të punës që ka pasur me grupin, stafi teknik vendosi të punojë më gjatë me sulmuesit.

Në kohën që pjesa dërrmuese e lojtarëve iu drejtua dhomave të zhveshjes, trajneri Sormani ka mbajtur në fushë sulmuesit, duke i “ngujuar” ata para portës. Për të zhbllokuar repartin sulmues, si dhe për kalibruar shënjestrën para Skënderbeut, trajneri Sormani ka punuar më gjatë me lojtarët sulmues që ka në ekip, Çinari, Bardhi, Braun, Solomon dhe Ekuban.

Në kohën që shokët e skuadrës ndodheshin në dhomën e zhveshjes, mbi sulmuesit vijonte ngarkesa stërvitore, ku trajneri i instruktoi ata para portës me kombinime, aksione dhe me gjuajtje në portë. Në janar pritej që Partizani të forconte sulmin, por ka ndodhur vetëm largimi i Jasir Asanit, që e dobëson edhe më shumë fazën ofensive./Panorama Sport

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Video/ Fantastik Hysaj, asiston në fitoren e Napolit

Publikuar

-

Nga

Elseid Hysaj vazhdon ët shtyjë takimin me golin në Serinë A, por gjithsesi ndihmon herë pas here me asistet e tij që skuadra e Napolit të marrë pikë të rëndësishme. Kështu ka qene dhe sot, kur një pasim i mbrojtësit të përfaqësueses shqiptare ka zgjidhur një ndeshje që dukej e komplikuar për napolitanët përballë Kaljarit. […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Video skandali/ Shikoni çfarë bëjnë tifozët në “Air Albania”

Publikuar

-

Nga

Një episod i shëmtuar u shënua para fillimit të supersfidës mes Tiranës dhe Skënderbeut që u zhvillua ditën e shtunë në stadiumin e ri Kombëtar “Air Albania”. Edhe pse bëhet fjalë për një impiant modern me kushte bashkohore, ku siguria është maksimale, një grup tifozësh nuk kanë nguruar për të lënë nam. Ata kanë prishur […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Ngjarje e frikshme në derbin e madh të Rumanisë/ Video: Lojtari bie pa ndjenja pas ndërhyrjes horror

Publikuar

-

Derbi i Rumanisë mes Dinamos së Bukureshtit dhe Steauas për pak sa nuk u kthye në një dramë të vërtetë. Në fundin e pjesës së parë, Slavko Perovic (lojtar i Dinamos) ra pa ndjenja pas ndërhyrjes së ashpër të Iulian Cristea. Situata u bë alarmante menjëherë dhe në fushë u futën me shpejtësi dy ambulanca […]

LEXO TE PLOTE