Connect with Us

Manaj flet si lojtar i Barcelonës: Jam në klubin më të rëndësishëm në botë, nuk pyeta për ofertat e tjera

La Liga

Manaj flet si lojtar i Barcelonës: Jam në klubin më të rëndësishëm në botë, nuk pyeta për ofertat e tjera

Publikuar

-

Rei Manaj ka nënshkruar sot pasdite zyrtarisht kontratën e tij me klubin e Barcelonës, të cilit do t’i bashkohet si pjesë e ekipit B. Klubi ka qëllim që të ngjitë këtë skuadër në La Liga 2 e sheh Manajn si qendërsulmuesin perfekt që do ta ndihmojë në këtë rrugëtim.

Vetë lojtari ka zbuluar duke folur për televizionin e klubit se në momentin që kishte dëgjuar për interesimin e Barcelonës, edhe pse bëhej fjalë për kategorinë e tretë si fillim, as nuk kishte dashur të dëgjonte oferta të tjera.

“Mendoj se është një ditë e rëndësishme për jetën time, të firmos zyrtarisht për një klub të madh, për të cilin mendoj se është më i miri në histori. Tani pres me padurim që të filloj të luaj. Kur doli në skenë kjo ofertë e Barcelonës nuk dëshiroja të dëgjoja asnjë gjë tjetër dhe i vetmi objektiv ishte që të vija këtu dhe tani që jam, jam shumë i kënaqur dhe i lumtur.

Uroj që t’i sjell shumë gjëra ekipit sa i përket eksperiencës dhe lojës, e di që një lojtar duhet të shënojë gola dhe uroj të shënoj të tillë. Individualisht kam disa objektiva por dua t’i mbaj për veten dhe shpresoj që ekipi të ngjitet në kategori pasi është një gjë shumë e rëndësishme për klubin. Ky është klubi më i rëndësishëm në botë, ndaj gjithçka është perfekte”, ishin fjalët e Manajt në intervistën e parë si futbollist i Barcelonës.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

Messi me shokë bëjnë gjestin e madh, pranojnë uljen e rrogës me 70%

Publikuar

-

Klubet e futbollit ndodhen në krizë financiare dhe një ndihmë pritet të vijë nga ulja e pagave të futbollistëve. Juventusi dha një shembull pozitiv dhe lojtarët gjeten një akord me drejtuesit për të ulur katër rrogat e marsit, prillit, majit dhe qershorit. Plot 90 milion euro do kursejnë bardhezinjtë. Solidarizim për gjendjen e vështirë të […]

LEXO TE PLOTE

La Liga

Neymar ose Lautaro? Mediat spanjolle japin lajmin e madh për Rey Manajn

Publikuar

-

Nga

Kjo periudhë e pushimit të gjatë për shkak të Koronavirusit dukej se do të ndikonte dyfish negativisht për Rei Manajn. Përveç stresit dhe terrorit të përjetuar në Spanjë gjatë këtyre kohëve, ashtu si të gjithë të tjerët, u mendua se Manajt do i fluturonte mundësia për debutimin e shumëpritur te katalanasit. Kjo pasi ky pushim […]

LEXO TE PLOTE

La Liga

Zbulohet prapaskena e bujshme, Messi dhe Ronaldo mund të ishin shokë skuadre te… Barcelona

Publikuar

-

Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo rivalizojnë prej vitesh me njëri-tjetrin se kush është futbollisti më i mirë në planet. Të dy lojtarët kanë arritur suksese të jashtëzakonshme dhe rrallëkush ia ka dalë të qëndrojë për më shumë se një dekadë në nivele të larta. Merkato dhe transferimet e lojtarëve vendosen edhe nga detaje të vogla, […]

LEXO TE PLOTE