Connect with Us

Nuk i tha “më fal” trajnerit, klubi grek përzë nga ekipi futbollistin shqiptar

Sport

Nuk i tha “më fal” trajnerit, klubi grek përzë nga ekipi futbollistin shqiptar

Publikuar

-

Karriera e mesfushorit Fatjon Andoni te skuadra e AEL Larisës është përfundimisht e mbyllur, klubi grek ka bërë të ditur se pas 3 vitesh e gjysmë, ka ndërprerë bashkëpunimin me mesfushorin shqiptar, për shkak të sjelljes së këtij të fundit.

Lajmin e ka dhënë presidenti i klubit në të cilin militon edhe Ergys Kaçe, Aleksis Kugias, i cili ka shpjeguar se ndonëse e kishte Andonin si pjesë të familjes pasi e kishte pasur edhe në ekipet e mëparshme që ka drejtuar, respektonte figurën e trajnerit ndaj po e largonte nga ekipi.

“Fatkeqësisht sot është një ditë ku unë do të pësoj një nga dhimbjet më të mëdha në udhëtimin tim të gjatë si pronar i një shoqërie futbollistike, pas largimit të një prej fëmijëve të mi, Fation Andoni, të cilin  e zbulova kur isha të Panaçaiki dhe e bleva nga skuadra e Etnik Astera, duke e kthyer në një nga liderët e AEL.

Pasi refuzoi t’i kërkonte falje trajnerit dhe shokëve të skuadrës për sjelljen e tij të papranueshme në momentin e zëvendësimit që të mos merrte një karton të dytë të verdhë ndaj Ksanthit, i kemi ndërprerë kontratën me ekipin. Vendimi im për të mbështetur trajnerin nuk është i negociueshëm dhe i uroj Fatjonit më të mirën në të ardhmen, kudo qoftë ajo”, ishin fjalët e presidentit të AEL Larisës.

Sipas media greke, për Andonin interesohen klube të tjera greke në Superligë, të cilat presin vetëm zyrtarizimin e largimit të tij nga Larisa./vipsport.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: