Connect with Us

Roca “injoron” Partizanin dhe Tiranën: Ja kush është rivali i Kukësit për titullin

Sport

Roca “injoron” Partizanin dhe Tiranën: Ja kush është rivali i Kukësit për titullin

Publikuar

-

Mesfushori i Kukësit, Eduart Rroca e ka të qartë se kush është rivali që për momentin i frikëson më shumë verilindorët. 26-vjeçari i ftuar në emisionin “Ora Sport” në Rtv Ora, theksoi se i druhen Bylisit duke qenë se ballshiotët janë në vend të dytë, duke anashkaluar Partizanin, me të cilin kanë edhe një ndeshje direkte në fundjavë. Ndër të tjera, Rroca komentoi edhe vendimin e Gjicit për t’u tërhequr si president nderi, ndërsa u shpreh se është Bashkia e Kukësit ajo që ka më shumë nevojë për të, teksa ai është zgjedhur Kryetar Bashkie.

“Ne tani mendojmë për Luftëtarin, po përgatitemi për të marr maksimumin. Në vend të dytë është Bylisi, kemi ato më tepër frikë se Partizanin, sepse janë në vend të dytë. Meritojnë respekt, futbolli matet me atë që jep në fushë, jo me lekë dhe me fanellë. Partizani ka fanellë të rëndë, por flet klasifikim dhe ne duhet t’i respektojmë të gjithë. Ekipi që gabon më pak e fiton titullin”. Ekipi më i mirë është Kukësi, nuk ka asnjë diskutim. Kemi strukturë, grup, pikët, gjithçka është në favorin tonë.  Ne kemi shumë minuse këtë sezon, nuk kemi stadium. Në ndeshjen me Partizanin, iu bëj thirrje të gjithë tifozëve të vijnë ta mbështesin Kukësin këtë ndeshje.

Bashkia Kukës ka më tepër nevojë për presidentin Gjici sesa ekipi, jo më kot qytetarët kuksian e votuan”. Situata e vështirë me Flamurtarin dhe Luftëtarin? “Është për të ardhur keq, sepse lojtarët shqiptar nuk dinë ku t’i zgjidhin problemet. Është çmenduri, që këta njerëz flasin për futboll dhe rregullat kur nuk i paguajnë lojtarët.  Ne lojtarët shqiptarë shkojmë më parë në Dhomën e Zgjidhjeve të Konflikteve në FSHF ndërsa të huajit ikin direkt në FIFA. Kjo i penalizon lojtarët shqiptar,” u shpreh Rroca.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Batuta epike e Shametit: Ja përse koronavirusi nuk ka shkuar ende në Gjirokastër

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme u zbuluan edhe 15 raste të reja të njerëzve të prekur me koronavirus në vendin tonë, por ende një nga qytetet e paprekura është Gjirokastra. Në listën e vendeve ku Covid-19 ka arritur janë plot 17 qytete, por vendlindja e Ylli Shametit nuk është prekur ende. Arsyet mund të jenë shumë, por […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mbetet pezull vetëm data e Superligës shqiptare, ja skenari më pozitiv i gjithë Europës

Publikuar

-

Nga

Shqipëria duket se po e vendos në kontroll disi gjendjen sa i përket Koronavirusit. Në dy ditët e fundit ka pasur një ulje të ndjeshme të numrit të të infektuarve, ndërsa fatmirësisht po dalin edhe shumë pacientë të shtruar nga spitali. Sipas asaj që vetë do të shprehte kryeministri Edi Rama, Shqipëria do të hap […]

LEXO TE PLOTE

Sport

VIDEO/ Bruno Dita i “nxjerr bojën” ish-futbollistit të Skënderbeut, publikon videon duke luajtur… tallava

Publikuar

-

Nga

Bruno Dita në “Instagramin” e tij po mundohet çdo ditë të na e ngrejë sadopak humborin duke postuar herë pas here video mjaft interesante. Ditën e sotme mbrojtësi ka gjetur një video nga arkiva, kur ish-mbrojtësi i Skënderbeut, Kaba Sambu shijonte dhe kërcente pak tallava nga Shqipëria. Mbrojtësi ka kaluar dy sezone te Skënderbeu, ku […]

LEXO TE PLOTE