Connect with Us

U përplas me Memushajn, trajneri i Peskarës e pëson keq

Sport

U përplas me Memushajn, trajneri i Peskarës e pëson keq

Publikuar

-

Trajneri i Peskarës, Daniele Sebastiani ka njoftuar nëpërmjet një deklarate dorëheqjen e tij nga klubi, në të cilin luajnë dy legjionarët tanë, Elhan Kastrati dhe Ledjan Memushaj. Disa ndeshje para dorëheqjes së trajnerit, Memushaj ka pasur një zënkë verbale me teknikun, pas një zëvendësimi të mesfushorit afër fundit të ndeshjes.

Pas asaj zënke, kapiteni i Peskarës përfundoi në stol, si një ndëshkim për kundërshtimin që bëri ndaj trajnerit. Vendimi i këtij të fundit bëri që Memushaj të kërcënonte me largim. Presidenti i klubit ishte ai, që qetësoi gjithçka dhe arriti të bindte vlonjatin të qëndrojë në ekipin e Serie B.

Duke menduar këtë fakt, hidhen dyshime se shkak i largimit të tij është ai konflikt me kapitenin. Në deklaratën e dhënë ai shprehet: “Me keqardhje njoftoj dorëheqjen time të panegociueshme nga pozicioni i trajnerit të Peskarës, duke theksuar se ngjyrat e këtij klubi për mua janë shumë të rëndësishme. Falenderoj shoqërinë që më dha mundësinë të drejtoj këtë ekip dhe një mirënjohje shkon për anëtarët e stafit”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Gjeti rrugën e rrjetës me fanellën e Rangers, por shikoni çfarë i ndodh Kamberit

Publikuar

-

Nga

Prurja më e re e Kombëtares shqiptare, Florian Kamberi, gjeti rrugën e rrjetës me Rangers, por anësori do i prishte festën sulmuesit. Kamberi e nisi nga stoli takimin mes Rangers dhe Livingstonit, ndërsa Gerrard vendosi ta aktivizonte në minutën e 56 të ndeshjes. Kent do të kalonte ekipin skocez në avantazh 3 minuta pas hyrjes […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

“Asnjë karton të kuq dhe autogol”, Rrahmani: Titullin këtë vit dua që ta marrë …

Publikuar

-

Nga

Amir Rrahmani po zhvillon një sezon fantastik te Verona. Jo vetëm, pasi bashkë me Kumbullën kanë arritur të ndalnin sulmet më të frikshme të Serie A. Ai pati një lidhje me video me Supersport, ku foli për gjithçka. Temë e nxehtë ishte e ardhmja, ku sipas tij asnjëherë nuk i dihet. ”Lazio kishte disa raste. […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Shpulla dhe lëvizje si në Wrestling, nuk do e besoni si reagon Igli Tare pas fitores me Interin

Publikuar

-

Nga

Igli Tare nuk është përmbajtur pas fitores së fundit që ka marrë Lacio ndaj Interit në shifrat 2-1. Si një finale e parakohshme është pritur kjo përballje, pasi luhej mes dy ekipeve që pretendojnë të fitojnë titullin kampion në Seria A. Drejtori sportiv i kryeqytetasve është një nga personat më të lavdëruar në këto kohë […]

LEXO TE PLOTE