Connect with Us

Çfarë po ndodh me Michael Schumacher?/ Neurokirurgu italian zbulon të rejat e fundit

Të tjera

Çfarë po ndodh me Michael Schumacher?/ Neurokirurgu italian zbulon të rejat e fundit

Publikuar

-

Gjendja e legjendës së Formula 1, Michael Schumacher, është tepër e përkeqësuar, gjatë vite nga aksidenti i tmerrshëm duke bërë ski, thotë një neurokirurg i famshëm. Ish-piloti i Ferrari-t, tanimë 51 vjeç, për pak sa nuk humbi jetën në dhjetor 2013 kur u rrëzua duke bërë ski në alpet franceze dhe përplasi kokën në një shkëmb. Qëndroi në komë për shume vite, por edhe pse tashmë ka dalë prej saj, Nicola Acciari, i cili punon në një spital në Bolonja të Italisë, thotë se është sot një person shumë i ndryshëm nga ai që njerëzit mbajnë mend nga koha kur pushtonte pistat e garave.

“Duhet të imagjinojmë sot një njeri të ndryshëm nga ai që mbajmë mend, me një organizëm dhe strukturë trupore tepër të përkeqësuar”, tha Acciari për gazetën italiane “Contro Copertina”. “Kjo ka ardhur si pasojë e traumës në tru që ka pësuar.

7-herë kampioni i botës vazhdon të qëndrojë nën kujdesin e mjekëve në shtëpinë e tij në Gjenevë të Zvicrës me gruan Corinna dhe dy fëmijët, vajzën Gina-Marie, 22 vjeçe, dhe djalin Mick, 20 vjeç.

Informacionet mbi shëndetin e Schumacher kanë qenë mjaft të rezervuara, i fundit ka ardhur nga Jean Todt, ish-menaxheri i tij te Ferrari, i cili zbuloi vitin e kaluar se gjermani ishte ende duke luftuar. Megjithatë, Acciari beson se Schumacher nuk ka më lidhje me njeriun që dominoi pistat e garave të Formula 1 në vitet 1994-2004.

Ai zbuloi se kishte ndjekur një garë bashkë me Schumacher në shtëpinë e tij në Zvicër. “Është në duar të sigurta dhe vazhdon të luftojë, nuk dorëzohet”, tha Todt. /A2news.com

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

“Maradona njeriu më i keq që kam takuar”, gjyqtari bën rrëfimin e papritur

Publikuar

-

Nga

Diego Armando Maradona njihet si një nga lojtarët më kontrovers dhe më të talentuar që njeh historia e futbollit. Argjentinasi pati suksese të mëdha me Argjentinën, por ka qenë i vështirë në komunikim me gjyqtarët. Gjyqtari nga Uruguai, Edgardo Kodesal ka folur rreth aventurës që ai pati me Maradonën, duke mos kursyer kritikat për ikonën […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Kërcim sensual, moderatorja e njohur sportive duket në superformë (VIDEO)

Publikuar

-

Nga

Daljana Sejdia, gazetarja bukuroshe e programit sportiv “Sport News Plus” në televizionin më të madh informativ “News 24”, përveç stilit dhe klasit që shfaq në studio, shkëlqen edhe jashtë saj. Ajo është gjithashtu shumë aktive në rrjetet sociale, ku ndonëse nuk e ekzagjeron asnjëherë me zhveshjen, mbetet shumë e dashur për fansat. Moderatorja bukuroshe, ka […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Ndeshja historike, kur Messi dhe Maradona luajtën bashkë te i njëjti ekip

Publikuar

-

Nga

Dy legjendat argjentinas, Lionel Mesi dhe Diego Maradona shpesh krahasohen me njëri-tjetrin për spektaklin dhe gjërat e mrekullueshme që kanë bërë në fushën e blertë. Të dy patën rastin të luajnë në të njëjtin ekip në vitin 2005, përkatësisht në me 23 dhjetor. Në stadiumin ‘Ciudad de La Plata’, u zhvillua një ndeshje midis yjeve […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: