Connect with Us

Cungu pas fitores në Durrës/ Tani nuk më dhëmb koka…

Sport

Cungu pas fitores në Durrës/ Tani nuk më dhëmb koka…

Publikuar

-

Trajneri i Laçit, Armando Cungu, u shpreh shumë i kënaqur me të tijtë pas fitores 0-1 kundër Teutës. Menjëherë pas ndeshjes, numri një i stolit kurbinas foli për Supersport, aty ku preku shumë tema.

NDESHJA – “Është e drejtë, pas dy rezultateve aspak të pritshme në shtëpi kundër Tiranës, ekipi duhej të reagonte, pasi deri në ato momente kishim bërë një kampionat të mirë. Humbëm terren me ato humbje dhe sot ishte detyrim fitorja. Ajo që është më e rëndësishme është mënyra si e fituam ndeshjen”.

ZËVENDËSIMET – “Të them të drejtën është e vështirë të bësh dy zëvendësime shumë të shpejta. Rapo dhe Ignjatovic janë lojtarë të rëndësishme për ne. Megjithatë, dua të komplimentoj djemtë që u aktivizuan, si Gjoni, ashtu dhe Turkaj. Si rezultat i kontributit të gjithë skuadrës, fituam”.

STRESI – “Kur bën dy ndërrime, nuk është e lehtë për një trajner. Përderisa një lojtar futet titullar, i bie që është më mirë se pjesa tjetër në stol. U shtua dhe stresi për ne, pasi 70 e ca minuta lojë ishin për t’u luajtur dhe kishim vetëm një ndërrim. Çdo gjë ndodh në futboll dhe ne ishim të detyruar të bënim ndërrime. Të gjitha minutat më pas ishin stresuese. Falë djemve dhe Zotit, gjithçka shkoi mirë më pas”.

MERKATO – “Pyetja është e drejtë, normalisht duam të përmirësojmë edhe më shumë grupin. Vecaj, Greca përveçse kanë shtuar konkurrencën në ekip, më kanë dhënë mundësinë edhe të bëj ndërrime taktike. Nuk më dhëmb koka për të bërë një lëvizje. Besoj se shton forcën dhe etjen e ekipit për të shkuar edhe më para. Duhet të mendojmë për çdo ndeshje, pasi ky ekip i ka të gjitha potencialet për të qenë në Kupat e Europës. Gjendja e lojtarëve? Duhet të shohim nesër. Ignjatovic ka një problem në kavilje dhe nuk e di nëse do të jetë gati. Rapo pati një çarje në vetull dhe shpresoj të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Vllaznisë”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

BundesLiga

E çuditshme/ Koronavirusi “ndihmon” Borussian e Dortmundit! Ja motivi

Publikuar

-

Nga

Borussia Dortmund, ashtu si shumë skuadra të tjera në Gjermani, është kthyer të stërvitet në fushë. Sigurisht, rregulla strikte: maksimumi dy futbollistë, në distancë, nuk lejohet hyrja në dhomat e zhveshjes. Por, pauza ose ndalesa e detyruar dhe këto stërvitje të personalizuara mund t’i japin mundësi Marco Reus që të kthehet në fushë kur të […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Shefi i arbitrave i drejtohet Edi Ramës: Duhet të keni më respekt për sportistët

Publikuar

-

Nga

Shefi i sektorit të arbitrave në FSHF Sokol Jareci i bëri apel kryeministrit Edi Rama që të ndihmojë klubet e futbollit në Shqipëri, ku njësoj si në të gjithë vendet e tjera të botës, ndërprerja e aktiviteteve sportive prej koronavirusit ka rritur dëmin financiar te klubet. Deklaratës së kreut të qeverisë se klubet e futbollit […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Vangjeli: Çdo gjë do rregullohet, ja si e kaloj ditën

Publikuar

-

Nga

Kristi Vangjeli është një nga titullarët e padiskutueshëm të Tiranës këtë sezon. Në një prononcim të shkurtër për “Panorama Sport”, mbrojtësi i bardhebluve foli për situatën aktuale në shqipëri. Pranon se në këtë moment është shumë e vështirë për të folur për futboll, apo diçka tjetër veç Koronavirusit. “Situata duket tejet e vështirë dhe ne […]

LEXO TE PLOTE