Connect with Us

E bujshme/ Talenti i Shpresave transferohet te klubi më i vjetër i Spanjës

Kombëtare

E bujshme/ Talenti i Shpresave transferohet te klubi më i vjetër i Spanjës

Publikuar

-

Kleandro Lleshi bën lëvizjen e radhës në karrierën e tij, duke zbritur në kategori, në të tretën në Spanjë, por duke tentuar që të gjejë atje hapësirat që i munguan në La Liga 2. Futbollisti kryeqytetas që është pjesë e përfaqësues U21, ka nënshkruar sot me skuadrën e Rekreativo Huelva, klubin më të vjetër të futbollit në Spanjë, duke u bërë blerja e parë për vitin 2020 të saj.

Futbollisti ka kaluar në formën e huazimit nga radhët e Leganes në fakt, pasi është ky klub që ka kartonin e tij prej dy vitesh. Gjatë kësaj periudhe, ai do të jetë një element më shumë në dispozicion të trajnerit si mesfushor krahu të djathtë apo në qendër të këtij reparti. Klubi tregoi qartësisht sa besim ka te ai, duke e aktivizuar që në ndeshjen e sotme të Kupës së Mbretit që luajti përballë Osasunës.

Lleshi e nisi takimin nga stoli, duke hyrë në fushë në minutën e 83-të të ndeshjes që u mbyll me barazim 2-2 në kohën e rregullt. Por për fat të keq, në shtesë ishte Osasuna që shënoi golin e tretë, duke eliminuar kështu Rekreativon i cili dukej se mund të bënte surprizën pasi kishte mbyllur me fitoren 2-0 pjesën e parë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Grekët çmenden pas sulmuesit shqiptar: Ngjason me Ibrahimovic

Publikuar

-

Nga

Mbrëmja e sotme do të jetë shumë e rëndësishme për talentin shqiptar, Emiliano Bullari. Një emër shumë i dëgjuar për tifozët shqiptarë, ndërsa ka dalë nga akademia e Olimpiakosit. Greqia bëri gjithçka për ta marrë, ndërsa Shqipëria doli nga vetja si rrallëherë, për t’i ofruar një vend te U-21 një sulmuesi që ishte vetëm 17-vjeç. […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

“Bomba” e trajnerit serb: Për asgjë në botë nuk do ta drejtoja Kosovën

Publikuar

-

Nga

Zgjedhja që futbollisti i ri serb, Ilija Iviç bëri, që të përfaqësojë Kosovën U-19, nuk është prituar aspak mirë në shtetin serb. Të shumtë kanë qenë ata që kanë dalë kundër këtij vendimi të lojtarit, teksa së fundmi edhe trajneri i Vojvodinës, Nenad Lalatoviç, është shprehur se për asgjë në botë nuk do të zgjidhte […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Barcelona e përgjysmuar, shans ideal për Manajn

Publikuar

-

Nga

Barcelona e pagoi shumë shtrenjtë barazimin e arritur në “San Paolo” kundër Napolit. Ekipi katalanas u kthye nga Italia me dy lojtarë të pezulluar për shkak të kartonëve dhe një të dëmtuar. Vazhdojnë problemet për Kike Setienin, i cili duhet të bëjë “shpikje” për të ndërtuar një formacion. Serxho Buskets shkoi në Napoli me rrezikun […]

LEXO TE PLOTE