Connect with Us

Efekti Ibrahimovic/ Ja si ka ndryshuar Milani pas ardhjes së suedezit

Seria A

Efekti Ibrahimovic/ Ja si ka ndryshuar Milani pas ardhjes së suedezit

Publikuar

-

Efekti Zlatan Ibrahimovic ka dhënë mënjehere rezultat tek Milani. Në rastin konkret nuk flitet për pjesën e golave, pasi bomberi ka pak ditë që i është bashkuar ekipit edhe pse rrugën e rrjetës ka mundur ta gjejë, por Zlatan po e ndihmon Milanin edhe në aspketin teknik por edhe atë moral. Ky është një fakt që është pranuar nga shumë futbollsitë të djallit, por edhe nga vetë trajneri Stefano Pioli.

Duke hequr sfidën kundër Sampdorias e përfunduar në barazim pa gola, në të gjitha takimet e tjera të zhvilluara, kuqezinjtë kanë gjetur golin. Në tre ndeshjet e fundit janë 8 gola të shënuar. Madje, ajo çka përbën një lloj habije është edhe thjeshtësia për të realizuar diçka që nuk shihej prej kohesh tek djalli.

Ardhja e Ibrahimovic duket sikur i ka dhënë më shumë besim në vetvete sulmuesve të tjerë, duke përjashtuar spanjollin Suso i cili me shumë mundësi do të largohet nga Milani. Piatek, Rafael Leao, Castillejo të gjithë kanë gjetur golin gjatë këtyre ditëve, madje edhe një mbrojtës si Theo Hernandez është kthyer në një golashënues tek djalli. I fundit ishte Ante Rebic vendimtar për kuqezinjtë në ndeshjen me Udinesen.

Efekti Ibra ka rikthyer Milanin.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Verona nuk pyet për krizën, i rrit çmimin Marash Kumbullës

Publikuar

-

Nga

Marash Kumbulla padyshim është një nga zbulimet më të mëdha në Serie A këtë sezon, teksa po tregon paraqitje të shkëlqyera me Veronën. Pikërisht për shkak të këtyre paraqitjeve, në gjurmët e futbollistit janë vënë disa ekipe të mëdha, që kërkojnë ta marrin shqiptarin. Skuadra si Çelsi, Interi, Napoli, Evertoni, Lajpcigu dhe Fiorentina e ndjekin […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

“Anulimi i sezonit të Serisë A do të ishte një katastrofë”, Igli Tare i befason të gjithë me deklaratën

Publikuar

-

Nga

Nëse sezoni aktual i Serisë A anulohet për shkak të shpërthimit të koronavirusit do të ishte një “katastrofë”, sipas drejtorit sportiv të Lazio, Igli Tare. Kampionati italian është pezulluar pafundësisht për shkak të krizës Covid-19, me lojtarët dhe stafet nga të gjitha klubet që janë në izolim në përputhje me rregullat e reja të qeverisë. […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Kasano mashtron keq gazetarin italian, por më pas del blof

Publikuar

-

Nga

Kasano ka bërë një mashtrim vërtet të ulët në intervistën e fundit të dhënë, duke folur për Ronaldo Nazarion, atë fenomenin. Duke e ditur që njerëzit i duan historitë me prapaskena dhe që tregojnë kampionët e hershëm, Kasano e ka shfrenuar imagjinatën, duke e shpikur vetë një të tillë. Po humbisnim 1-0 kundër Deportivos. Ata […]

LEXO TE PLOTE