Connect with Us

Fitore e madhe e Skënderbeut ndaj Partizanit/ 5 gola të shënuar në Korçë, karton i kuq, penallti dhe sherr

Super Liga

Fitore e madhe e Skënderbeut ndaj Partizanit/ 5 gola të shënuar në Korçë, karton i kuq, penallti dhe sherr

Publikuar

-

Gola, penallti, kartonë të kuq dhe emocione, ndeshja ndërmjet Skënderbeut dhe Partizanit i dhuroi të gjitha. Korçarët fituan me rezultatin 3-2 ndaj “Demave të kuq” duke i dhuruar një humbje në debutim trajnerit Adolfo Sormani.

Takimi nisi më mirë me të kuqtë që kaluan të parët në avantazh me anë të Telushit. Mesfushori vlonjat realizoi një penallti të shkaktuar nga Pollozhani për 0-1 në minutën e 6′.

Ndeshja u humb nga të kuqtë në minutën e 39′ kur Broja gaboi dhe doli me të kuq. Ai mori dy kartonë të verdhë duke lënë ekipin me 10 lojtarë. Bitri mendoi për t’i vënë kapak problemeve të Partizanit, pasi shkaktoi një autogol në minutën e 43′. Gol i evitueshëm për 1-1. Skënderbeu përfitoi nga hutimi i mbrojtjes së kuqe dhe realizoi dhe të dytin në minutën e 45′ me Krasniqin duke kthyer gjithçka.


Momenti më i diskutuar i sfidës ndodhi në minutën e 73′. Një top i goditur nga “Demat” devijohet në kokën e Ditës. Gjyqtari Beqiri akordon sërish penallti për kryeqytetasit me kapitenin e Skënderbeut që debaton ashpër. E gjithë skuadra korçare proteston, por gjyqtari nuk e kthen vendimin. Telushi gjuan sërish, por goditja e tij shkon jashtë.

Dejvi Bregu mendoi të vinte qershinë mbi tortë, pasi realizoi dhe golin e tretë për 3-1. Partizani shënoi dhe një gol të fundit me Trashin, i cili gjuajti nga distanca dhe devijimi i Ditës e dërgoi në rrjetë për 3-2. Ai shmangu Idrizajn dhe e dërgoi në trekëndësh, aty ku Hoxha nuk kishte se çfarë t’i bënte. Skënderbeu mbetet në vendin e 8-të me këtë fitore, me 24 pikë, ndërsa të kuqtë humbasin sërish terren dhe mbeten në kuotën e 28 pikëve.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: