Connect with Us

Habit Sormani pas humbjes në Korçë/ Mund të kishim fituar nëse…

Super Liga

Habit Sormani pas humbjes në Korçë/ Mund të kishim fituar nëse…

Publikuar

-

Partizani u mposht nga Skënderbeu me rezultatin 3-2 në sfidën e vlefshme për javën e 18-të. Pavarësisht humbjes tekniku i skuadrës së kuqe, Adolfo Sormani, u shpreh tepër i kënaqur nga loja e të tijëve, duke deklaruar:

NDESHJA – Mendoj se e kemi bërë të gjithë ndeshjen e mirë. Rezultati nuk i tregon këto. Nuk jam dakord që kemi luajtur vetëm 40 minuta. Skuadra më ka pëlqyer. Nëse do të kishim shënuar penalltinë e dytë të Telushit, mund edhe ta fitonim ndeshjen. Në përgjithësi skuadra më ka pëlqyer përveç rezultatit.

MERKATO – Nuk është ky momenti të flasim për merkaton. Duhet të flasim vetëm për ndeshjen. Do të stërvit lojtarët që kam. Sot duhet të mendoj vetëm për ndeshjen dhe rastet e humbura. Në ditët në vijim do flasim me klubin në lidhje me merkaton. Për gjyqtarin nuk flas, më tregoni çdo episod, por nuk flas për gjyqtarin.

LOJTARËT E RINJ DHE MENAXHIMI I NDESHJES – Duhet të shënonim mundësitë që krijuam. Ferhati bëri një ndeshje të mirë. Arriti të tregonte potencialin e tij. Në fund vuajti pak, ndaj vendosëm të fusnim Romeron. Në përgjithësi jam i kënaqur nga loja e skuadrës.

KAMPIONATI DHE RIVALËT – Kampionati duket nga renditja që është i ekuilibruar. Për të fituar një ndeshje duhet të jesh konstat dhe i përqendruar. Mendoj që kemi humbur një ndeshje ku kemi bërë mjaft mirë dhe meritonim diçka më tepër.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Shpulla dhe lëvizje si në Wrestling, nuk do e besoni si reagon Igli Tare pas fitores me Interin

Publikuar

-

Nga

Igli Tare nuk është përmbajtur pas fitores së fundit që ka marrë Lacio ndaj Interit në shifrat 2-1. Si një finale e parakohshme është pritur kjo përballje, pasi luhej mes dy ekipeve që pretendojnë të fitojnë titullin kampion në Seria A. Drejtori sportiv i kryeqytetasve është një nga personat më të lavdëruar në këto kohë […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Video/ Nuk kanë fund gafat e gjyqtarëve, shikoni çfarë goli i anulojnë Lushnjës

Publikuar

-

Nga

Një gol fantazmë u regjistrua në supersfidën e Kategorisë së Parë, Grupi B, mes Pogradecit dhe Lushnjës, i cili tërboi skuadrën e Ilir Gjylës. Liqenorët triumfuan me rezultatin 2-1, falë golave të realizuara nga Liçkollari dhe Jahaj me 11-metërsh. Ndërkohë që për lagunarët realizoi Gjyla në minutën e 31-të. Një ndeshje tepër e luftuar, teksa […]

LEXO TE PLOTE

Sport

“Do të gënjeja nëse…”, Tare befason me deklaratën

Publikuar

-

Nga

Igli Tare ka ndërtuar një Lacio për titullin kampion dhe për këtë janë të ndërgjegjshëm të gjithë. Skuadra bardhekaltër është ulur në tavolinën e të mëdhenjve dhe askush nuk është më krenar se drejtuesi shqiptar që ka punuar aq shumë për të krijuar një ekip të tillë, siç pranoi vetë Tare në intervistën për “Sky” […]

LEXO TE PLOTE