Sport
Mbyllen 45 minutat e para/ Rrjeta të paprekua në Durrës, 3 gola dhe karton i kuq në Korçë

Janë mbyllur 45 minutat e para në dy ndeshjet e javës së 18-të të Superiores. Në “Niko Dovana”, Teuta dhe Laçi e mbyllën pjesën e parë në barazim të bardhë. Rastet për gola ishin me pikatore nga të dy ekipet.
Në Korçë po luhet një ndeshje spektakolar, ku po ndodh gjithçka. Skënderbeu përmbysi golin e avantazhit të Partizanit brenda pjesës së parë. Të kuqtë shënuan të parët më Telushin nga penalltia, pas prekjes së topit me dorë nga Pollozhani.
5 minutat e fundit të pjesës së parë janë spektakolare. Në minutën e 39′, Partizani mbetet me 10 lojtarë, pasi Ron Broja merr kartonine dytë të verdhë brenda pak minutash. Në minutën e 43′ vjen goli i barazimit, Bitri dërgon topin në portën e tij pas harkimit të Ndeki.
Sërish Ndeki bëhet protagonist dhe pas krosimit të tij, këtë herë ishte Blerim Krasniqi që dërgoi topin në rrjetë në minutën e parë shtesë të pjesës së parë. /CNA.al