Sport
Ndeshje e çmendur në Korçë/ Skënderbeu shënon dy gola në tre minuta

Kronologjia e ndeshjes:
7′ Penallti për Partizanin, pas prekjes së topit me dorë nga Pollozhani, për gjyqtarin Beqiri nuk ka dyshime. Protestojnë futbollistët e Skënderbeu!
8′ GOOOL PARTIZANI 1-0/ Telushi shënon nga pika e bardhë e penalltisë!
39′ Partizani me 10 lojtarë. Ron Broja ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar në mesfushë! Gjyqtari Beqiri nuk e fal!
43′ GOOOL SKËNDERBEU 1-1/ Barazohen shifrat në Korçë. Bitri realizon në portën e tij, pas harkimit të Ndeki nga e djathta. Shpërthem festa në stadiumin Skënderbeu!
45′ Akordohet 1 minutë shtesë!
45+1′ GOOOL SKËNDERBEU 2-1/ Përmbysje dramatike! Korçarët kalojnë në avantazh 2-1. Blerim Krasniqi gjen rrugën e rrjetës, pas harkimit të Ndekit nga e djathta! Çmenden në festë korçarë!