Connect with Us

Plas te Skënderbeu, Bruno Dita padit klubin para ndeshjes me Paartizanin

Sport

Plas te Skënderbeu, Bruno Dita padit klubin para ndeshjes me Paartizanin

Publikuar

-

Mesfushori Bruno Dita padit zyrtarisht në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve klubin e Skënderbeut. Lajmi konfirmohet për “Panorama Sport” nga FSHF-ja, ndërsa vlen të theksohet se është vendosur edhe data kur palët do të ballafaqohen dhe DHZK do të marrë një vendim.

Lojtari dhe klubi i Skënderbeut janë njoftuar se më 28 janar do të zhvillohet gjyqi në ambientet e FSHFsë. Dita ka mbajtur në muajt e fundit edhe shiritin e kapitenit të Skënderbeut, ndërsa, me sa duket, nuk ka gjetur një zgjidhje nga klubi për të ardhmen.

Pasi ka kërkuar të shpallet lojtar i lirë, mësohet se ai ka hasur në rezistencën e drejtuesve, të cilët kanë qenë të bindur për të mos i dhënë letrat. Në këto kushte, Dita ka kërkuar pagat e prapambetura nga klubi korçar.

Por, duke e parë situatën, futbollisti ka depozituar në FSHF ankesën, duke bërë edhe pagesën prej 1 milion lekësh të vjetër për të hapur çështjen në DHZK.

Rregullorja e thotë qartë: “Në rastet kur një klub nuk i paguan një lojtari të paktën dy muaj pagesë në afatin e caktuar, lojtari konsiderohet të ketë një shkak të ligjshëm për të ndërprerë kontratën, me kusht që të ketë njoftuar me shkrim klubin debitor dhe të ketë dhënë një afat prej të paktën 15 ditësh që klubi të përmbushë detyrimet financiare”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: