Connect with Us

Skënderbeu fitoi, por Daja është i tërbuar me atë që ndodhi sot/ Nuk janë gabime njerëzore

Super Liga

Skënderbeu fitoi, por Daja është i tërbuar me atë që ndodhi sot/ Nuk janë gabime njerëzore

Publikuar

-

Ilir Daja ka folur pas fitores 3-2 kundër Partizanit. Trajneri i Skënderbeut ka analizuar gjatë ndeshjen, skuadrën por edhe Superioren.

Tekniku kryeqytetas ishte ironizues ndaj arbitrave, teksa theksoi se ekipi korçarë po penalizohet. Për mikrofonin e Supersport, Daja u shpreh:

“Edhe para ndeshjes e deklarova se nëse do të shkojmë drejt fitores duhet të djersijmë shumë se përpara kishim një ekip kampion, një ekip me cilësi. Kundërshtarëve i kemi marrë aq pikë sa na kanë marrë. Sot treguam forcë karakteri. Edhe Partizani prodhoi lojë, edhe ne e bëmë diçka të tillë. Mund ta kishim mbyllur më shpejt lojën. Kjo fitore na rrit cilësinë.

Deri në kartonin e kuq të Partizanit, loja ishte e barabartë. Natyrshëm që dalja e një futbollisti ndikon në futbollin shqiptar. Duhet ta kishim shfrytëzuar më mirë këtë superioritet numerik, por jemi të lumtur dhe gjithçka mbyllet me këto 3 pikë.

Penalltitë? Pollozhani ka humbur ekuilibrin nga shtyrja e sulmuesit të Partizanit dhe në momentin që është rrëzuar, instikivisht mbrojtësit e bëjnë këtë veprim. Nuk jam marrë ndonjëherë me arbitrat. Unë mendoj që rasti i Pollozhanit është faull në favorin tonë sepse ka shtyrje nga sulmuesi i Partizanit. Sikur të jenë edhe 3333 kundër meje unë do të jap mendimin tim dhe e them që s’është penallti por faull në favorin tonë. Në rastin e Ditës s’dua të bëj koment fare. Nëse shikohet deri tani moviola, ka një rast në favorin e Skënderbeut dhe 15 raste në disfavor. Këtu lind më pas pyetja: A janë gabime njerëzore? Ky është një fakt që s’e kundërshton dot njeri. Unë s’jam dakord me protestën e Ditës. Kur gjërat akumulohen, është një sjellje jo e duhur e kapitenit. Besoj se janë gjëra të akumuluara dhe nuk është se i kanë ardhur nga kjo ndeshje.

Zëvendësimet? Po të shikonim në stol, pothuajse të gjithë futbollistët ishin të rinj me pak minutazh në lojë. Përderisa ishim në avantazh dhe kundërshtari s’po na rrezikonte dhe unë s’doja të rrezikoja.

Motivimi? Ky është një problem që e kemi diskutuar dhe me grupin. Kemi 50 përqind të pikëve të marra. Kemi pasur probleme dhe me Vllazninë. Kemi humbur 4-0 me dy penallti të para. Kthehem se shpeshherë ju na ktheni ndeshjet për t’i analizuar.

Festa në dhomat e zhveshjes? Kur kam hyrë dhomat e zhveshjes, kam ulur euforinë që ka pasur skuadra. Gëzohuni se pas 3 ditësh do të luani me Flamurtarin”, përfundoi Ilir Daja.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: