Connect with Us

Tifozi i vogël shpërtheu në lot/ Kapiteni i Napolit bën premtimin e madh

Seria A

Tifozi i vogël shpërtheu në lot/ Kapiteni i Napolit bën premtimin e madh

Publikuar

-

Napoli nuk është në periudhën e tij më të mirë. Shkarkimi i Ancelottit, problemet mes lojtarëve dhe presidenitit De Laurentis janë disa nga problemet që klubi napolitan ka kaluar këtë sezon. Sikur të mos mjaftonin këto, në fundjavë erdhi dhe humbja e radhës në kampionat. Napoli humbi 1-2 në shtëpi kundër Fiorentinës, duke i dhënë një tjetër goditje tifozëve.

Humbjen e fundit në ‘Sao Paulo’ e përjetoi shumë keq një fëmijë në shkallët e stadiumit, pasi në fundin e takimit ai shpërtheu në lot. Kjo video u bë virale në rrjetet sociale dhe pati shumë reagime, ku nuk mungoi dhe një reagim nga kapiteni napolitan, Lorenco Insigne. Italiani postoi një video në ‘Instagram’, ku ka disa fjalë për tifozin e vogël të Napolit.

Përshëndetje Mario. Më vjen keq që ti po qaje në fund për rezultatin. Ne të premtojmë se duke filluar nga ndeshja e radhës dhe deri në fund do të zhvillojmë një kampionat më të mirë. Ne të presim sërish në stadium për të buzëqeshur dhe për të festuar së bashku fitoret,” deklaron Insigne në video-mesazhin e tij për Marion.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Futbollisti i klubit të Serisë A dyshohet se është prekur nga Coronavirusi, ja çfarë ndodh në stërvitje

Publikuar

-

Coronavirusi ka tmerruar Italinë dhe sidomos rajonin e Lombardisë, ku janë shfaqur edhe rastet më të shumtë të të prekurve. Deri më tani janë mbi 520 të prekur dhe 14 viktima në Itali. Virusi nuk ka kursyer edhe futbollin, teksa është konfirmuar një futbollist, i cili luan në Serie C me Coronavirus, ndërsa dyshohet edhe […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Donte të bënte foto me Ronaldon, tifozi e pëson keq (video)

Publikuar

-

Juventusi u mposht nga Lyon dhe normalisht humori te lojtarët bardhezi nuk ishte i mirë. Kjo u pa edhe te Cristiano Ronaldo, kur në një moment në fushë u fut një tifoz i cili donte të takonte idhullin e tij. Djaloshi shkoi me vrull drejt portugezit, i cili shihet me nerva. Ronaldo mundohet ta trembë […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Juventusi çalon në Champions, Lyoni kënaqet me një gol

Publikuar

-

Një gol i Lucas Tousart pas gjysmë ore lojë vendosi ndeshjen mes Lyon dhe Juventusit. Francezët ia dolën të fitojnë ndeshjen e parë në shtëpi dhe kualifikimi i bardhezinjve të Sarrit vështirësohet pas kësaj humbje. Skuadra e Rudi Garcia dominoi pjesën e parë përballë një Juventusi kaotik dhe ia doli të gjente golin e avantazhit. […]

LEXO TE PLOTE