Connect with Us

Vetëm 1 gol në “Niko Dovana”/ Teuta e nis vitin me humbje, Laçi me këmbë të mbarë

Super Liga

Vetëm 1 gol në “Niko Dovana”/ Teuta e nis vitin me humbje, Laçi me këmbë të mbarë

Publikuar

-

Është mbyllur takimi mes Teutës dhe Laçit në Durrës, me kurbinasit që kanë marrë një fitore 0-1 në transfertë. Ka mjaftuar një gol nga 24 vjeçari, Rudolf Turkaj në pjesën e dytë, që të besuarit e Cungut të marrin pikët e plota në një fushë të vështirë.

Pjesa e parë ishte me raste nga të dyja skuadrat, por asnjë konkretizim me gol. Lufta më e fortë u bë në mesfushë, aty ku Laçi tregoi disi superioritet. Në pjesën e dytë, do të vinte dhe goli i vetëm i takimit.

Në minutën e 53-të, braziliani Teco krosoi nga goditja e këndit dhe pas një devijimi me kokë, Turkaj është i lirë në shtyllën e dytë dhe nuk e ka të vështirë të shënojë me kokë. Ky gol, mjaftoi që Laçi të marrë tre pikë shumë të rëndësishme, ndërsa Teuta nuk arriti të evitojë humbjen.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Edi Reja vlerëson sjelljen e kryeministrit shqiptar: Është xhentil

Publikuar

-

Nga

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Reja, ka dhënë një intervistë për “Corriere dello Sport”. Atje është shprehur se nuk është fare i surprizuar nga ndihma e vendit tonë kundrejt Italisë, pasi i di shumë mirë vlerat e këtij vendi dhe se është zemërgjerë për të ndihmuar atë që dikur i kanë dhënë dorën në momentet […]

LEXO TE PLOTE

Sport

“Hulku i Superiores”, Batha dhe Torasa tallen me Kalenë

Publikuar

-

Nga

Nuk ka ditë që Elton Cale të mos jetë protagonist. Herë ngacmon, herë e ngacmojnë. Këtë herë ka qenë shënjestër e shokëve të tij të skuadrës. Fotografi i bardhebluve, Izmir Doda, ka modifikuar një foto të brazilianit, që paraqitet si Hulk. Cale, në llogarinë e tij, me shaka ankohet për modelin e flokëve, kurse në […]

LEXO TE PLOTE

Sport

“Ligji i sponsorizimeve është bërë nga njerëz pa ide”, Duka i befason të gjithë me deklaratën

Publikuar

-

Nga

Presidenti i FSHF, Armando Duka, siç e thotë edhe vetë, në fillim e mori lehtë koronavirusin, por tashmë gjithçka është serioze dhe gjithë stafi i këtij institucioni punon në shtëpi për shkak se dy punonjës janë infektuar. Në një intervistë për “News24”, Duka ka folur gjerë e gjatë rreth situatës aktuale dhe kërkesës për financim […]

LEXO TE PLOTE