Connect with Us

Analiza e të përditshmes sportive: Arbitri nuk gaboi dhe ishte korrekt në ndeshjen Skënderbeu-Partizani

Sport

Analiza e të përditshmes sportive: Arbitri nuk gaboi dhe ishte korrekt në ndeshjen Skënderbeu-Partizani

Publikuar

-

Skënderbeu-Partizani u gjykua nga arbitri i Kolegjiumit të Tiranës, Ardian Beqiri, me ndihmës Dorjado Myftarin dhe Herald Lisakun. Rastet për moviolë nuk mungojnë në këtë takim, ku edhe pamjet televizive nuk i shuajnë dyshimet. Problemet nisin që në minutën e 7-të, kur gjyqtari akordon penallti për Partizanin.

Në këtë rast arbitri ka vepruar korrekt, pasi Pollozhani bën “vetëgjyqësi” duke u shtrirë në fushë dhe kap topin me dorë, me pretekstin se u shty nga Solomoni. Kartonët e verdhë të akorduar në pjesën e parë, ku Telushi humbi ndeshjen me Kukësin që në minutën e 12-të, dhe dy ndëshkimet e Brojës ishin korrekt nga ana e gjyqtarit. Kështu që, kartoni i kuq ishte vendim i saktë, pasi në të dyja rastet Ron Broja bëri ndërhyrje të gabuara.

Rasti më i kontestuar, ku edhe përsëritjet televizive ishin të cunguara, ishte te penalltia e dytë e akorduar në minutën e 71- të.

Gjuajtja e Çinarit devijohet dhe përfundon jashtë. Gjyqtari është i mendimet se topi është prekur me dorën e ngritur lart nga Imami, që më pas u përplas te koka e Ditës. Kapiteni i Skënderbeut kontestoi shumë, ku nuk lejoi as të gjuhej penalltia, por arbitri i fali kartonin e kuq. Në mungesë të qartësisë së pamjeve në këtë rast, peshorja anon nga arbitri që ka qenë pranë aksionit dhe e ka dalluar.

Marrë nga Panorama Sport

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: