Connect with Us

Barça shmang turpërimin, triumfon në sekondat e fundit ndaj ekipit anonim

La Liga

Barça shmang turpërimin, triumfon në sekondat e fundit ndaj ekipit anonim

Publikuar

-

Barcelona vuajti jo pak për të mposhtur një ekip të divizionit të tretë të futbollit spanjoll në Kupën e Mbretit. UD Ibiza-Eivissa realizoi një nisje fantastike dhe gjeti golin në minutën e nëntë. Pep Caballe festoi gjatë golin që nuk do e harrojë kurrë, njësoj si tifozët e ekipit të vogël.

Trajneri Setien kishte lënë shumicën e titullarëve pushim dhe goli i barazimit erdhi shumë vonë. Antoine Griezmann realizoi të parin personal në minutën e 72-të. Francezi mori një asist të bukur nga De Jong (u aktivizua si qendërmbrojtës) dhe dërgoi topin në rrjetë.

U duk se UD Ibiza ishte pranë arritjes së një barazimi historik, por Griezmann nuk e kishte thënë ende fjalën e fundit. Ishte minuta e 95-të kur sulmuesi i njohur shfrytëzoi një pasim të Jordi Alba dhe mposhti për herë të dytë portierin vendas me një diagonale të saktë. Në këtë ndeshje u fut në fushë në minutën e 73-të për ekipin vendas edhe Kwasi Sibo, ish-lojtari i Skënderbeut. /abcnews.al

UD Ibiza-Eivissa – Barcelona 1-2
(Caballe 9′ / Griezmann 72′, 90+5′)

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

BundesLiga

UEFA vendos përfundimisht datën kur duhet të kenë përfunduar të gjitha kampionatet

Publikuar

-

Nga

Synimi nga ana e UEFA-s është i qartë. Kampionatet kombëtarë duhen përfunduar, ndërsa dy kompeticionet europiane, Liga e Kampionëve dhe Europa League, do të shqyrtohen në një tjetër moment, atëherë kur edhe udhëtimet e klubeve të jenë të sigurta. Sakaq, në mbledhjen e djeshme, duket se është vendosur edhe një datë limit për përfundimin e […]

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

LAJM I FUNDIT/ Nuk ka futboll as në prill dhe maj, kampionatet fillojnë në qershor

Publikuar

-

Nga

UEFA ka zhvilluar sot një video konferencë me sekretarët e përgjithshëm të 55 shteteve anëtare ku është analizuar situata kaotike  e krijuar nga Covid 19, e cila ka prekur edhe futbollin duke e paralizuar thuajse në gjithë botën, dhe  duke ngritur shumë pikëpyetje për sa i përket fateve të sezonit. Pas konsulencës me 55 sekretarët […]

LEXO TE PLOTE

La Liga

Messi me shokë bëjnë gjestin e madh, pranojnë uljen e rrogës me 70%

Publikuar

-

Klubet e futbollit ndodhen në krizë financiare dhe një ndihmë pritet të vijë nga ulja e pagave të futbollistëve. Juventusi dha një shembull pozitiv dhe lojtarët gjeten një akord me drejtuesit për të ulur katër rrogat e marsit, prillit, majit dhe qershorit. Plot 90 milion euro do kursejnë bardhezinjtë. Solidarizim për gjendjen e vështirë të […]

LEXO TE PLOTE