Connect with Us

Duro: Pres edhe dy goditje të tjera në merkato

Sport

Duro: Pres edhe dy goditje të tjera në merkato

Publikuar

-

Kukësi mban vendin e parë të tabelës së renditjes së Superiores. Me 31 pikë në 17 javë verilindorët udhëheqin kampionatin, por kur nuk ka kaluar as gjysma e sezonit, trajneri Shpëtim Duro pretendon ta nisë aty ku e la. Në një intervistë të dhënë për “Panorama Sport”, ai flet për ndeshjen e radhës kundër Luftëtarit, ekip të cilin e vlerëson shumë. Njëkohësisht ai pohon se ka punuar shumë me skuadrën në aspektin psikologjik, pasi nuk duhet kurrsesi që brenda skuadrës të ketë eufori dhe nënvlerësim.

Humbjet e befasishme ndaj Bylisit dhe Vllaznisë në fazën e parë e përndjekin akoma Kukësin, ndaj ato janë mësim për skuadrën që të mos ketë më asnjë nënvlerësim apo eufori. Trajneri ndalet dhe tek aspekti sportiv ku thekson se Kukësi është super në aspektin fizik, pasi periudha stërvitore e minifazës ka bërë të vetën.

Ekipi po kalon një formë mjaft të mirë dhe luani kundër vendit të parafundit. A i druheni euforisë në ekipin tuaj? 

I referohem fazës përgatitore që e kemi bërë shumë të mirë, me kushte të mira. Kemi kondicion fizik të skuadrës shumë të mirë. Jemi gati për fillimin e kampionatit. Patjetër që kemi punuar psikologjikisht me skuadrën, sepse në këtë fazë të kampionatit duhet përqendrim maksimal me çdo kundërshtar. Kemi respekt maksimal për kundërshtarin që luan në fushën e vet, do të japim maksimumin që të arrijmë objektivin në këtë ndeshje. Nuk ka vend për eufori sepse gabimet janë shumë të palejueshme, sidomos në ndeshje të tilla.

Keni folur me ekipin për çështjen e euforisë, duke qenë se jeni djegur nga neglizhimi në Ballsh dhe nga Vllaznia, ku edhe situatat kanë qenë disi të ngjashme?

Patjetër që do vlerësim maksimal Luftëtari. Jemi mundur me Vllazninë në Elbasan dhe me Bylysin. Paçka se kemi bërë superndeshje, jemi mundur, kështu që e njohim të gjithë situatën dhe duhet vlerësim i madh nga kjo ndeshje.

Mendoni se pas kësaj ndeshjeje mund të shkoni në takimin me Partizanin të shkëputur më tepër nga ndjekësit?

Nuk mendoj për ndeshjen me Partizanin, kemi përpara një takim tjetër dhe mendojmë vetëm për ndeshjen e radhës. Të mbyllim njëherë këtë, pastaj të shohim për ndeshjen e radhës.

Mungesa e Maliqit dhe mospasja e një mbrojtësi tipik të djathtë tjetër, ju dëmton?

Patjetër që Maliqi është një mbrojtës që ka luajtur shumë mirë. Ai ka qenë stabël në formacion dhe është një futbollist që e merr shumë mirë krahun. Është një lojtar shumë i shpejtë, ka pak mangësi sa u përket veprimeve të skuadrës në fazën sulmuese, por janë gjëra që rregullohen. Vuan kartonët, kështu që nuk do të jetë i gatshëm për këtë ndeshje.

Ende asnjë afrim…

Thamë që skuadra është e kompletuar, por do shohim deri në fund të afrojmë dy lojtarë, zëvendësuesit e Kitanovskit e Dakut.

I druheni garës, mund ta përballoni kampionatin pa të paktën dy alternativa për lojtarët që ju janë larguar (Kitanovski, Daku)?

Do mundohemi t’i zëvendësojmë, por skuadra është gati për ta përballuar kampionatin. Nuk jemi në fillim të kampionatit, jemi në gjysmën e tij dhe unë them se kemi kontingjent që ta përballojmë kampionatin. Por, sërish mendoj se mund ta bëjmë ndonjë afrim.

Mund të themi tani që ekipi ka marrë fizionominë e Shpëtim Duros? A keni arritur në një kohë jo të gjatë që skuadra t’ju “dojë” dhe cili është sekreti?

U bë 6 muaj që kam filluar te Kukësi. Koha kalon dhe njihesh më shumë me futbollistët. Ata, duke iu referuar edhe fazës përgatitore, e kanë të qartë se çfarë kërkoj dhe kuptohemi shumë mirë. Në këtë aspekt unë kam besim se lojtarët do të bëjnë atë çka unë u kërkoj. Futbolli është sport sa i bukur, aq dhe i vështirë. Marrëdhëniet e mira janë kushti kryesor për të formuar një ekip të fortë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Presidenti i klubit e la në mes të katër rrugëve/ Mbrojtësi i Kombëtares nuk trishtohet: Zoti ka një plan për të gjithë

Publikuar

-

Koronavirusi ka shkatuar një krizë të madhe ekonomike dhe klubi i Sionit ishte ndër të parët që reagoi. Zviceranët i kërkuan lojtarëve të pranonin uljen e rrogave (12350 franga zvicerane, shifër kjo e vlefshme me atë që jepet nga sigurimet shoqërore kur je i papunë), opsion që u kundërshtua nga një pjesë prej tyre. Drejtuesit […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Rama flet për “Tuttosport”: Ja pse bëj tifo për Juven/ Ronaldo dhe Buffon nuk e harrojnë kurrë se nga kanë ardhur

Publikuar

-

Edi Rama i “pushtoi” italianët në dy minuta e njëzet sekonda. Me një gjest shumë fisnik, natyrisht. Kryeministri shqiptar ka dërguar 30 mjekë në ndihmë të fqinjit tonë të përtej Adriatikut, “tridhjetë anëtarë të ushtrisë sonë të vogël me rroba të bardha”, siç vetë Rama i thërret. “Ne nuk jemi të pasur, por as nuk […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Nga Balaj te Çikalleshi, Tirana publikon “perlat” e vitit 2012 (video)

Publikuar

-

Tirana këtë verë ka ditëlindjen e 100-të dhe festimet kanë nisur që tani në këto ditë, që po i përjetojmë në karantinë. Mediet sociale janë opsioni më i mirë për të komunikuar me publikun në këtë periudhë dhe Tirana ka vendosur të kthehet pas në kohë, duke publikuar disa nga golat më të bukur mes […]

LEXO TE PLOTE