Connect with Us

FOTO/ Tifozi i Atalantës i bën dhuratë speciale Etrit Berishës

Kombëtare

FOTO/ Tifozi i Atalantës i bën dhuratë speciale Etrit Berishës

Publikuar

-

Të hënën në mbrëmje, SPAL ku aktivizohet portieri Etrit Berisha udhëtoi për në Bergamo, ku sfidoi Atalantën. Një ndeshje e cila ishte e veçantë për gardianin e Kombëtares shqiptare duke qenë se më parë ai ka mbrojtur ngjyrat e Atalantës.

Në fund të 90 minutave, SPAL, falë edhe aftësive të Berishës ia doli të merrte tre pikët në transfertë duke u përmirësuar në tabelën e klasifikimit, teksa objektivi i tyre është mbijetesa. Mirëpo, përtej ndeshjes dhe fitores, Berisha është emocionuar nga pankarta e një vajze të vogël në stadium. Në atë pankartë ishte një vizatim i cili tregonte portierin me fanellën e SPAL, i kapur prej dore nga vajza e vogël.

Këtë episod Berisha ka vendosur ta ndajë në llogarinë e tij në Instagram ndërsa i dedikoi edhe një shkrim. “Kam zgjedhur këtë foto për të treguar si ishte ndeshja e djeshme. Përtej luftës dhe fitores që ishte shumë e rëndësishme për ne, dua të falënderoj Antia. Një tifoze e vogël dhe të gjithë ju në stadium që më keni bërë të ndihem i emocionuar”, ishin fjalët e Berishës në postimin e tij. Kjo ishte edhe një formë e tifozerisë së Atalantës për të treguar se nuk e kanë harruar vitet që portieri shqiptar ka qenë pjesë e tyre.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Berisha: Hysaj më i vështiri, si na ndryshoi jetën Koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Profili në “Instagram” apo çdo rrjet social është shpesh treguesi kryesor për shumëçka nga jeta e secilit prej nesh. Po të futesh te llogaria e Etrit Berishës në “Instagram”, ka një oktapod. E pikërisht, si një i tillë mbase në fushë shqiptari është jo me dy, por shumë tentakula që i kanë mjaftuar për ta […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Barcelona nuk e lejoi Labinot Kabashin të luante për Kosovën

Publikuar

-

Nga

Labinot Kabashi ishte ftuar te Kombëtarja e Kosovës si 16 vjeçar. Ai është pjesë e Barcelonës dhe llogaritet si njëri nga yjet e ardhshëm të klubit katalunas. Albert Bunjaki e kishte ftuar Kabashin, kur ky ishte vetëm 16 vjeçar. Labi kishte shkëlqyer në stërvitjet te Kosova dhe ish-trajneri i Dardanëve dëshironte ta inkuadronte të paktën […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Kombëtaren shqiptare e refuzoi, Besnik Hasi: Mund të drejtoj Kosovën

Publikuar

-

Nga

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Besnik Hasi nuk e ka përjashtuar mundësinë që në një ta ardhme ta marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës. Në një intervistë dhënë emisionit sportiv të KTV “Sporti Total”, ish-trajneri i Anderlehti, Olimpiakosit, Legias, etj, ka vlerësuar lartë ngritjen e Kosovës dhe beson se ka një të ardhme të ndritur. “Me Kosovën […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: