Connect with Us

Janë përjashtuar nga stadiumet, “Capital Crew” gjen mënyrën të tallet me dënimin e FSHF-së

Sport

Janë përjashtuar nga stadiumet, “Capital Crew” gjen mënyrën të tallet me dënimin e FSHF-së

Publikuar

-

“Capital Crew” ishte tifogrupi, që u cilësua si organizator i atij sherri masiv në derbin e parë të këtij sezoni në stadiumin “Selman Stermasi”. Para se të niste ndeshja, tifozët e Tiranës dhe të Partizanit kapërcyen rrethimin e tribunave dhe mësynë të godisnin njëri-tjetrin me sende të forta, duke pasur mjaft tifozë të gjakosur. Gjithashtu ata u fajësuan si autorët e atij sulmi fatmirësisht të mbetur në tentativë me mjete piroteknike.

FSHF ndërmori një ofensivë të madhe ndëshkuese, duke përjashtuar përjetë mjaft individë si dhe grupin “Capital Crew” gjithashtu. Megjithatë, tifogrupi i Tiranës ka arritur ta gjejë zgjidhjen dhe të futet në stadium për të mbështetur ekipin e zemrës. Ata thjesht kanë ndryshuar emrin, për t’u emërtuar “#31#”.

Kështu, FSHF duket se ka dështuar të largojë individët e rrezikshëm dhe me shumë mundësi do i duhet të gjejë një zgjidhje tjetër në rast të ndonjë incidenti të mundshëm. “#31#” janë tifogrupi i dytë i Tiranës, pas “Tirona Fanatics” që janë protagonistë në stadiumet shqiptare prej shumë vitesh.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: