Connect with Us

Kaos te Luftëtari, klubi i detyrohet 200 mije euro futbollistit të Liverpulit

Sport

Kaos te Luftëtari, klubi i detyrohet 200 mije euro futbollistit të Liverpulit

Publikuar

-

Artur Dadaj, zëvendëspresident dhe drejtor sportiv i gjirokastritëve, pranoi se kanë humbur gjyqin për një lojtar dhe do të duhet të paguajnë rreth 200 mijë euro.

Bëhet fjalë për një lojtar nga Uruguai, i cili ka luajtur tri ndeshje. Ka luajtur 3-4 takime dhe si zëvendësues në ato sfida. Bëhet një kontratë me lojtarin (Bruno Toledo), pa ditur penalizohesh. Ekipet që e kanë rritur do të kërkojnë tarifën e formimit po bëre kontratë. Është gabimi i administratës, i drejtuesve të mëparshëm, ishte se e bënë kur ai mbushi 23 vjeç. Por harruan se kampionati në Uruguai kishte filluar. Ai quhej akoma lojtar ‘nën moshë’. Këtë e shfrytëzuan. Ka avokatë që situata të tilla presin, gabime ku të mund të përfitojnë. Gjyqin e ka fituar akademia. Ka ardhur si debit, është zyrtare. Edhe me këtë jemi në negociata, por nuk është pengesë për momentin, në lidhje me merkaton. Ishte sezoni 2017-2018 kur uruguaiani Bruno Toledo u bë pjesë e Luftëtarit”, ka thënë Dada në emisionin “Pressing” në “ABC News”.

Klubi që pret shumën e majme është Liverpul Montevideo, ku Toledo është formuar si futbollist dhe me rregullore të FIFA-s duhet të përfitojë taksën e formimit, që llogaritet për vitet që ai ka qenë pjesë e atij klubi. Mbrojtësi ka qenë pjesë e moshave të Liverpool, ndërkohë që është aktivizuar për disa vite në ekipin e parë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: