Connect with Us

Merkato: Godet Mourinho, transferon sulmuesin 70 milionë eurosh

Premier Liga

Merkato: Godet Mourinho, transferon sulmuesin 70 milionë eurosh

Publikuar

-

Willian Jose është sulmuesi që Jose Mourinho ka përzgjedhur për të zëvendësuar të dëmtuarin Harry Kane. Kapiteni i klubit do të qëndrojë jashtë deri në fund të prillit dhe Spurs kanë hyrë fuqishëm në merkato për të gjetur zëvendësuesin e tij.

Spanjollja “AS” raporton se gjithçka është gati për të blerë sulmuesin e ri, i cili do të udhëtojë në Londër të enjten për të kryer vizitat mjekësore.

Sulmuesi brazilian rinovoi me Real Sociedad deri më 2024, me një klauzolë 70 milionë euro. Nëse dy klubet gjejnë një marrëveshje, klauzola nuk ka pse paguhet.

Willian Jose ka qenë një prej sulmuesve më të mirë në La Liga gjatë viteve të fundit. Ai është golashënuesi më i mirë i ekipit të tij me 21 gola.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Premier Liga

Fitore bindëse e Man. United/ Shkëlqen blerja e bujshme e janarit

Publikuar

-

Janë mbyllur dy sfidat e orës 15:00 në Premier League, me Manchester United dhe Wolverhampton që kanë marrë fitore të pastra 3-0, respektivisht kundër Watford dhe Norëich. “Djajtë e Kuq” e kanë pasur të thjeshtë përballë Watford dhe e dominuan takimin në “Old Trafford”. Bruno Fernandes bëri një ndeshje të madhe, duke fituar një penallti […]

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Video: Talenti 18-vjeçar i Manchesterit shënon gol spektakolar

Publikuar

-

Manchester United ka gjetur edhe golin e tretë përballë Watford. Talenti 18-vjeçar, Greenwood, brenda zone ka lëshuar një të majtë të fortë duke finalizuar një aksion të rrjedhshëm të “Red Devils”. Ky ishte goli i pestë për sulmuesin këtë kampionat, ndërsa “Djajtë” kanë futur në kasafortë 3 pikët ndaj Watford.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Lojtarët e tij kanë humbur 4 penallti rresht/ Guardiola merr vendimin e papritur

Publikuar

-

Manchester City fitoi në ndeshjen kundër Leicester me rezultatin 0-1, por kampionët e Anglisë kanë një problem të madh. Ata duket se i kanë kthyer në tabu penalltitë, pasi kanë humbur 4 11-metërshat e fundit. Ishte Sergio Aguero që e humbi në sfidën e sotme ndaj “Dhelprave”, ndërsa Gabriel Jesus ndaj Sheffield United, Gundogan kundër […]

LEXO TE PLOTE