Connect with Us

Po bën mrekullinë me Tiranën, Egbo i befason të gjithë me fjalët e tij pas fitores ndaj Bylisit

Sport

Po bën mrekullinë me Tiranën, Egbo i befason të gjithë me fjalët e tij pas fitores ndaj Bylisit

Publikuar

-

Emanuel Egbo arriti fitoren e 4-t radhazi në drejtimin e Tiranës. Bardheblutë triumfuan në sekondat e fundit të sfidës ndaj Bylisit. Në prononcimin pas ndeshjes për emisionin “Gol pas Goli”, tekniku i skuadrës kryeqytetase u shpreh:

FITORJA E 4-T RADHAZI – Tirana fitoi sepse duroi deri ne minutat e fundit, duke vazhduar me presingun e lartë. Bylisi mbrojti me 9 lojtarë në momentet që doli me karton të kuq. Te goli i dytë ka qenë një rrëmujë, topi u përplas në shumë lojtarë. Më shumë ka zënë topi në dorë lojtarin e Bylisit. Nuk shoh asnjë faull. Është gol i rregullt.

Kur mbaroi pjesa e parë iu thashë çunave, që nuk duhet ta lëshojmë lojën dhe të vazhdojmë me rritmin e pjesës së parë. Bylisi ishte me fat te penalltia e fituar. Pamja nuk është shumë e qartë, duhet kamera nga krahu tjetër për ta parë nëse ishte prekje me dorë apo me gjoks.

LOJA – Iu thashë lojtarëve që sa më pak qarkullime në mesfushë dhe ta çonim topin nga krahët dhe të krosonim në zonë për Ngo. I sugjerova lojtarëve të hidhnin sa më shumë krosa drejt zonës.

FORMACIONI DHE ZËVENDËSIMET – Kam menduar të vazhdoj me Vangjelin qendërmbrojtës. Nuk është mirë të ndryshoj ekipin fitues. Osmani nuk është në 100 % ai e di vet. Ka pasur dhimbje mesi. Do futet në kohën e duhur. Edhe Muçi do futet në kohën e duhur, për të qenë efikasës.

Është pjesë e ekipit, kemi besim te aftësitë e tij. Shumica e lojtarëve ishin në rritmi e lojës. Një lojtar që futet do 5 minuta të hyjë në lojë. Gjithë lojtarët ishin akoma të freskët deri në momentin e fundit. Zoti është me ne gjithmonë. Ai na i dha këtë fitoren. Kur i bëjmë yzmetin punës, edhe ai na ndihmon.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Dy sulmuesit e kampionatit tonë e kalojnë karantinën në mal, bashkë me Elvana Gjatën (video)

Publikuar

-

Futbollistët që jetojnë në periferi kanë më shumë mundësi që të stërviten gjatë kësaj periudhe, ku edhe lëvizja e njerëzve është shumë e kufizuar. Masat e marra për parandalimin e përhapjes së COVID-19 janë të ashpra, kryesisht në qytete. Gjithsesi futbollistët kanë gjetur mënyra dhe vende ku të ushtrohen. Redon Xhixha, sulmuesi i Laçit dhe […]

LEXO TE PLOTE

Sport

As karantina nuk i ndan dot Abazajn dhe Dokën/ Sulmuesi i Kukësit “kuzhinier” posaçërisht për mbrojtësin e bardhebluve (video)

Publikuar

-

Karantina na ka mësuar të bëjmë disa gjëra që më parë i bënim rrallë, ose nuk i bënim fare dhe na ka bashkuar me njerëzit e afërt, duke kaluar kohë të bukura me ta. Kristal Abazaj dhe Albi Doka janë shokë të ngushtë prej vitesh dhe herë pas here kalojnë kohë me njëri-tjetrin. Mesa duket […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Edi Reja vlerëson sjelljen e kryeministrit shqiptar: Është xhentil

Publikuar

-

Nga

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Reja, ka dhënë një intervistë për “Corriere dello Sport”. Atje është shprehur se nuk është fare i surprizuar nga ndihma e vendit tonë kundrejt Italisë, pasi i di shumë mirë vlerat e këtij vendi dhe se është zemërgjerë për të ndihmuar atë që dikur i kanë dhënë dorën në momentet […]

LEXO TE PLOTE