Connect with Us

Rregullorja e FIFA-s, ja pse golat e Tiranës duheshin anuluar

Sport

Rregullorja e FIFA-s, ja pse golat e Tiranës duheshin anuluar

Publikuar

-

A duheshin anuluar apo jo golat e Tiranës pas prekjeve të topit me dorë nga Elton Kale e Majkëll Ngo në ndeshjen e sotme kundër Bylisit? Kjo është pyetja që ka bërë shumëkush kur ka parë vendimet e gjyqtarit Enea Jorgji që ka bërë shenjë nga qendra në të dy rastet.

Me sa duket, ndërkombëtari nuk ka kuptuar mirë rregulloret e reja të FIFA-s, pasi ato flasin qartësisht se goli nuk duhet llogaritur i tillë kur prekjen e topit me dorë e bën një lojtar i skuadrës sulmuese.

“Është një shkelje kur një lojtar:
• me dashje prek topin me dorë/krah, përfshirë edhe lëvizjen e dorës/krahut drejt topit
• fiton zotërim / kontroll të topit pasi ai ka prekur dorën / krahun e tij

dhe më pas:
• shënon në portën kundërshtare
• krijon një mundësi shënimi goli
• shënon në portën kundërshtare drejtpërdrejt nga dora / krahu edhe nëse në mënyrë aksidentale, përfshirë edhe nga prekja e portierit”, shkruhet në rregulloren që Jorgji anashkaloi dy herë në ndeshjen e sotme.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Muça jep zgjidhjen: Ja çfarë duhet të ndodhë me kampionatin në këto momente

Publikuar

-

Nga

Do të ishte titulli i parë për ekipin e Beratit në elitën e futbollit shqiptar, por në fakt u fitua nga Tirana e cila festoi të 19-tin. Nëse për beratasit, ndeshja shtesë është e kontestuar dhe sipas tyre u manipulua rregullorja, për kampin bardheblu të asaj kohe, kjo është e papranueshme. Shkëlqim Muça, ish-trajneri i […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Në djall koronavirusi, Napoli dhe Juventusi nisin garën për Vedat Muriqin

Publikuar

-

Nga

Klubi i Fenerbahçes nuk ka vendosur nëse do të shesë apo jo Vedat Muriqin në verë. Por nëse do të nxjerrë në shitje sulmuesin e Kosovës, është e sigurt se për të nuk do të mungojnë ofertat. Sipas mediave në Turqi, disa nga klubet më të njohura në botë janë tashmë në garë për futbollistin […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Duka i thur elozhe Ramës: Gjesti më i bukur, ndihem krenar

Publikuar

-

Nga

Gjesti më i bukur i këtyre ditëve dhe që ka bërë xhiron e rrjetit në Shqipëri dhe në Itali, ishte padyshim dërgimi i 30 mjekëve nga ana jonë. Ashtu siç do të shprehej edhe vetë Rama, kjo ishte një simbolikë e qartë se pavarësisht se jemi një vend i vogël dhe i varfër, nuk harrojmë […]

LEXO TE PLOTE