Connect with Us

Takaj shpërthen ndaj arbitrit: Hera e dytë që na i bën këtë, ja e ardhmja e Bruno Ditës

Sport

Takaj shpërthen ndaj arbitrit: Hera e dytë që na i bën këtë, ja e ardhmja e Bruno Ditës

Publikuar

-

Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, në intervistën e dhënë për “Panorama Sport” pas suksesit me Partizanin pohoi se ishte i bindur që ekipi kishte potencial për të bërë atë paraqitje.

Takaj pohoi se me Imamin dhe kthimin e Jashanicës grupi quhet i plotë, që nënkupton se nuk do të ketë transferime të “yjeve” të skuadrës. Ai foli edhe për çështjen “Dita”, për gjyqin e hapur në DHZK, ku presidenti pohoi se kapiteni do ta zbatojë deri në fund kontratën.

Sa i përket ndeshjes, veç lëvdatave që ka për ekipin dhe këshillave për vazhdimësinë, Takaj nuk ishte i qetë, pasi, sipas tij, gjyqtari Ardjan Beqiri e bëri baltë dje, duke qenë edhe përsëritës në gabimet e tij në Korçë.

President, e prisnit kështu startin e këtij viti me Partizanin? 

E dinim që do të ishte një ndeshje shumë e fortë. Ne ishim përgatitur për ta fituar ndeshjen. Kam parë një punë serioze nga ekipi në të gjithë këtë javë. Kjo u përkthye me një lojë mjaft të mirë dhe një fitore, që në fund ishte e merituar.

A është ky Skënderbe i plotë apo do të ketë surpriza? 

Do të ketë, pasi kthehet Jashanica, që është një lojtar mjaft i rëndësishëm për ne. Plus kësaj, kemi edhe Imamin që është bashkuar me ekipin. Skënderbeu është i plotësuar dhe besoj se gjithçka do të ecë në rrugën e duhur. Duhet të kemi përqendrim, pasi në të gjitha ndeshjet ku kemi qenë të përqendruar kemi marrë rezultat. Problemet i kemi pasur atëherë kur jemi shpërqendruar dhe kjo na penalizon shumë.

Dy penalltitë, çfarë ju ka shkuar në mend kur janë akorduar?

Më erdhi keq, pasi është hera e dytë që ky arbitër e bën në Korçë këtë lloj loje. Skënderbeu investon për të marrë pjesë në kampionat dhe nuk është arbitri që duhet të vendosë se kush do të jetë më sipër. Partizani, por edhe çdo ekip tjetër, të vijë dhe të meritojë atë që do marrë. Por, për arbitrin kam shumë pakënaqësi, pasi është hera e dytë me të njëjtin standard këtu në Korçë. Është diçka e guximshme që një arbitër të ndikojë kështu në fushën e lojës. Partizani ka ardhur dhe ka fituar këtu me meritë, nuk ka pasur asnjë problem.

Bruno Dita e ka çuar klubin në DHZK. Komenti juaj? 

Bruno Dita është lojtar i Skënderbeut deri kur t’i përfundojë kontrata. Bruno Ditën besoj e patë të gjithë që ishte kapiteni ynë në fushë dhe ndër lojtarët më të mirë në këtë takim. Nuk ka asnjë çështje.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: