Connect with Us

Tronditet familja e futbollistit të njohur/Zezak i ndyrë, kjo është dita e fundit e jetës tënde

Premier Liga

Tronditet familja e futbollistit të njohur/Zezak i ndyrë, kjo është dita e fundit e jetës tënde

Publikuar

-

Fjalë kërcënuese dhe një letër që nuk lë hapësira për interpretime. Familja e Kompany ka mbetur e tronditur nga ajo që ka ndodhur të martën në mbrëmje.

Sipas The Sun, babai i lojtarit ka marrë kërcënime të rënda dhe jeta e tij duket se është në rrezik. Një lajm shumë i keq për mbrojtësin belg, i kthyer në Anderlecht për të luajtur akoma pas sezoneve fituese te Manchester City.

Të martën, 72-vjeçari Pierre Kompany ka marrë një letër me shkrim dorë të ndotur me jashtëqitje. Përmbajtja e saj kishte kërcënime me vdekje: “Kjo është dita e fundit e jetës tënde, zezak i ndyrë. Por më parë lëpije këtë mut”.

Babai i mbrojtësit ka marrë menjëherë në telefon policinë dhe ekspertët e dezinfektimit, pasi ka gjetur një pluhur të bardhë të dyshimtë në pako.

Brenda letrës kishte edhe një fotografi të zotërisë Pierre me një shënjestër të vizatuar në ballë. Një frikë e madhe për babanë dhe djalin.

Dy vite më parë, Pierre ka fituar zgjedhjet në Ganshoren dhe është bërë kryebashkiaku i parë me ngjyrë në historinë e Belgjikës. Pasi ka hapur pakon, ai dhe tre punonjës të bashkisë janë vendosur në karantinë për disa orë, pasi policia ka dyshuar se mos bëhej fjalë për antraks.

Katër burrat kanë bërë menjëherë një dush dhe janë ndërruar para se pluhuri të dërgohej për t’u analizuar. Kryebashkiaku ka postuar një imazh të letrës bashkë me një mesazh në Twitter:

“Kam denoncuar se kam marrë këtë paketë. I ftoj të gjithë që të jetojnë bashkë në paqe çdo moment. Njerëzia duhet të fitojë. Hetimet po vazhdojnë dhe të gjithë janë të sigurt”.

Një episod i shëmtuar që mban djalin Kompany në tension pikërisht tani që ishte kthyer në Belgjikë dhe ishte ribashkuar me babanë pas shumë viteve të kaluar në Angli.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Premier Liga

De Gea drejt largimit, Manchester United i gjen pasuesin

Publikuar

-

Nga

Pavarësisht rënies në formën e tij, portieri i Mançester Junajtid David De Gea këmbëngul se dëshiron të vazhdojë të luajë me “Djajtë e Kuq”. Vitin e ardhshëm, gardiani spanjoll bën plot 10 vite që kur mbërriti në Mançester nga Atletiko Madridi. Megjithëse gjatë kësaj periudhe kanë qarkulluar shumë lajme se drejtuesit e Mançesterit po mendojnë […]

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

E bujshme/ Thomas Strakosha pranë transferimit te Lazio

Publikuar

-

Nga

Chelsea është duke bërë përpjekje për transferimin e një portieri për ta zëvendësuar spanjollin Kepa Arrizabalaga. Shumë portierë janë në listën e klubit londinez, por vetëm njëri nga ta do të transferohet në Stamford Bridge. Megjithatë, dy gjermanët  janë primarë, por që të dy janë thuajse të paarritshëm. Chelsea ka kthyer sytë tek portierë të […]

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Klopp kontakton babain e Mbappe, gati transfrimi i bujshëm

Publikuar

-

Nga

‘Reds’ janë gati për lëvizjen e madhe. Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, ka folur me babën e Kylian Mbappe, duke shfaqur interesimin e tij për ylllin e PSG. Klopp i ka bërë të ditur prindit të lojtarit se Liverpool janë të interesuar për shërbimet e Mbappe. ‘Le10Sport’ konsideron se ‘Reds’ po përdorin këtë si taktikë […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: