Connect with Us

VIDEO/ Gjyqtarët e Superligës për faqe të zezë, shikoni si ndikojnë hapur në rezultatet e ndeshjeve

Sport

VIDEO/ Gjyqtarët e Superligës për faqe të zezë, shikoni si ndikojnë hapur në rezultatet e ndeshjeve

Publikuar

-

Arbitrat e Kategorisë Superiore e kanë nisur vitin në mënyrën më të keqe të mundshme. Bluzat e zeza vijojnë që të mos kenë një performancë dinjitoze në fushën e blertë, duke qenë sërish direkt përcaktues në rezultatin e të ndeshjeve. Java 18-të rezultoi një katastrofë për sa i përket gjykimit.

Gjithçka nisi që në ndeshjen e djeshme në sfidën mes Skënderbeut dhe Partizanit, ku arbitër kryesor ishte Ardian Beqiri. Vendimet e Beqirit u kontestuan ashpër nga ana e klubit të Skënderbeut, sidomos në momentin që akordoi penalltinë e dytë në favor të “demave të kuq” që u humb nga ana e Bruno Telushit.

Siç shihet dhe nga pamjet topi i goditur nga Çinari devijohet nga lojtari i Skënderbeut, por arbitri vendos për penallti, pasi sipas tij topi ka shkuar në dorë. Një episiod mjaft i dyshimtë që u kontestua ashpër nga ana e futbollistëve të Skënderbeut të cilët pretendonin të kundërtën.

Kulmi arriti ditën e sotme në dy takimet Luftëtari-Kukësi dhe Tirana-Bylis. Në sfidën e zhvilluar në Gjirokastër, Luftëtari u penalizua në mënyrë skandaloze nga arbitri Denis Rexha, i cili iu mohoi bluzinjve një gol të pastër në minutën e 35-të të pjesës së parë. Goli i shënuar nga Luftëtari siç shihet dhe nga pamjet tregon qartë se nuk kemi të bëjmë as me një pozicion jashtë loje, as me ndonjë faull.

Edhe në ndeshjen mes Tiranës dhe Bylisit, Ena Jorgji ishte protagonistnë rezultatin e ndeshjes. Në golin e parë të  shënuar nga Elton Cale, kemi të bëjmë me një marrje me dorë të topit nga ana e mesfushorit bardheblu, i cili më
pas e dërgoi topin në fund të rrjetës. Një episod që nuk u vu re aspak nga arbitri Jorgji, për të cilin gjithçka ishte e rregullt.

Fundi i takimit ishte më i kontestuari nga ana e ekipit ballshiot, të cilët protestuan ashpër kundër Jorgjit. Kjo erdhi për shkak se ky i fundit lejoi që ndeshja të luhej mbi shtesën e caktuar, çka solli dhe golin e shënuar nga Tirana. Vendime të cilat tregojnë nivelin e ulët të gjyqtarëve, të cilët pa ose me dashje janë përcaktuesit e fatit në një ndeshje.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

“Gol line technology”, ja stadiumi i vetëm shqiptar ku është instaluar

Publikuar

-

Nga

Futbolli i ditëve të sotme ka përqafuar gjithnjë e më shumë teknologjinë, por sërish polemikat nuk janë shmangur. Penallti, kontakte, prekje apo jo prekje të sferës, apo edhe goli po apo jo i shënuar diskutohen shumë. Mirëpo, për të paktën një gjë, në ditët e sotme siguria është më shumë sesa maksimale nëse sfera e […]

LEXO TE PLOTE

Sport

E bujshme/ Legjenda e Rejnxhërs nuk i kursen lëvdatat për yllin shqiptar

Publikuar

-

Nga

Florian Kamberi i ka bërë të gjithë për vete në klubin e Rejnxhërs, në të cilin u transferua vetëm në merkaton e janarit nga Hibernian. Megjithatë, koha e shkurtër në dispozicion dhe ndeshjet e pakta, nuk kanë qenë një pengesë për sulmuesin shqiptar i cili ka treguar aftësitë e tij duke marrë komplimente nga trajneri […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Koronavirusi ndryshon axhendën e kombëtares, ja ç’do ndodhë me kuqezinjtë

Publikuar

-

Nga

Koronavirusi është kthyer në një problem të madh për Italinë, vend në të cilin infeksioni ka shkaktuar edhe viktima. Nga kjo situatë e vështirë nuk mund të shpëtonte edhe futbolli, teksa në javën e kaluar disa ndeshje u anuluan, ndërsa në këtë javë disa prej sfidave do luhen pa pjesëmarrjen e tifozëve. Ndërkohë, në muajin […]

LEXO TE PLOTE