Connect with Us

VIDEO/ Kupa e Italisë, Juventusi dhuron spektakël ndaj Romës

Seria A

VIDEO/ Kupa e Italisë, Juventusi dhuron spektakël ndaj Romës

Publikuar

-

Juventusi ka mundur Romën 3-1 në çerekfinalet e Kupës së Italisë dhe ka kaluar në turin tjetër ku pret me qetësi fituesin e përballjes Milan-Torino.

Juventusi kaloi në avantazh në këtë duel që në minutën e 26-të më anë të Kristiano Ronaldos, i cili pas një sprinti në krahun e majtë, lëshoi një gjuajtje të pakapshme për Lopez.

Në minutën e 38-të shifrat u dyfishuan nga Bentakur i cili pas një sllallomi në zonë kaloi mes mbrojtësve verdhëkuq dhe mposhti Lopez me goditjen që preku shtyllën para se të topi të ndalej në rrjetë. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll 3-0, pasi Bonuçi me kokë shënoi përsëri në portën mike duke bërë të qartë se kalimi i turit ishte një formalitet në vijim.

Under në fillimin e pjesës së dytë arriti të shkurtonte diferencën me një gol shumë të bukur nga jashtë zonës. Por Roma më pas nuk arriti të mposhte më Bufon, i vëmendshëm ndaj gjuajtjeve të verdhekuqve duke i dhënë mundësinë bardhezinjve të menaxhonin deri në vërshëllimën përfundimtare këtë rezultat që i çon në gjysmëfinalen e turneut.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Tifozët e Milanit e teprojnë, i urojnë vdekjen ose coronavirusin ish-yllit të tyre

Publikuar

-

“Astori vdiq keq… Ishalla sa më shpejt e shoqëron! Kopil famëkeq!”… Ka qenë ky mesazhi që një tifoz (pseudo më saktë) i ka dërguar Patrick Cutrones pas ndeshjes Fiorentina-Milan në Firence, ku sulmuesi i bë pjesë e episodit të penalltisë së fituar ndaj Romagnolit. Episod që vendosi ndeshjen pasi nuk ishte 11-të metërsh por më […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Lautaro Martinez drejt Barçës, Interi piketon bomberin francez

Publikuar

-

Asi i Manchester United Anthony Martial raportohet të jetë në listën e transferimeve të Interit për të zëvendësuar Lautaro Martinez në verë. Sulmuesi argjentinas Martinez pritet t’i bashkohet Barcelonës në verë me Tuttosport që pretendon se katalanasit janë gati të paguajnë 150 milionë euro për të. Teksa shqetësimi për largimin e yllit të sulmit po […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Immobile është thjesht i papërmbajtshëm, drejt thyerjes së rekordit historik

Publikuar

-

Ciro Immobile i pandalshëm drejt rekordit të golave në Serinë A. Pas 25 javëve në Serinë A, falë golit të shënuar në fitoren 2-3 të Lazios në fushën e Genoas, “Mbreti Ciro” ka arritur kuotën e 27 golave në kampionat. Një shifër e jashtëzakonshme që ka lejuar “bomberin” bardhekaltër të barazojë rekordin e Antonio Angelillon […]

LEXO TE PLOTE