Connect with Us

Vidhen dhe dalin në shitje fotot që tregojnë gjendjen reale të Schumacher

Sport

Vidhen dhe dalin në shitje fotot që tregojnë gjendjen reale të Schumacher

Publikuar

-

Që prej aksidentit më 29 dhejtor 2013 në Meribel në Francë, Michael Schumacher është në gjendje kome dhe ka shumë pak informacione për të.

Për pasojë, misteri për situatën që po kalon, pas 6 vitesh në koma, i mbajtur në këtë botë me aparatura, është i madh. Sipas tabloidit britanik “The Mirror”, disa fotografi të “Schumit” që tregojnë gjendjen e tij reale shëndetësore, të përcaktuara si “makabër”, janë vjedhur brenda shtëpisë së tij në Zvicër, ku po kryen rehabilitimin dhe janë ofruar në shitje për shumën e 1 milion eurove.

Nëse publikohen fotot në fjalë, për Schumacherin dhe familjen e tij do të ishte një shkelje shumë e rëndë e intimitetit dhe e privatësisë, përkundër protokollit të ashpër të sigurisë së cilës i nënshtrohen vizitorët në rezidencën e gjermanit.

Gruaja e shtatë herë kampionit të botës në Formula 1, Corina, është vënë menjëherë në lëvizje duke kontaktuar avokatët dhe policinë zviceriane në mënyrë që të ndalojë publikimin e këtyre fotove.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: