Sport
Dikur kampion bote me Gjermaninë, sot i habit të gjithë me ekipin e ri

Lukas Podolski i jep fund aventurës në Japoni te Vissel Kobe dhe rikhthet në Turqi, këtë herë tek ekipi i Antalyasporit.
Ish-kampioni i botës me Gjermaninë në vitin 2014, ka qenë edhe më parë pjesë e superligës turke me ekipin e Galatasarayit për dy sezone, më pas u transferua në Japoni dhe tani ka vendosur të rikthehet sërish në Europë.
Podolski është një lojtar me shumë eksperiencë, që pritet t’i japë një dorë ekipit turk në arritjen e objektivave për këtë sezon. /CNA.al
🤝 Willkommen – Welcome – Hoş Geldin @Podolski10 #BizAntalyasporuz pic.twitter.com/OcdBPHELBL
— Antalyaspor (@Antalyaspor) January 23, 2020
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania