Connect with Us

Gazetari i njohur fundos yllin e Interit/ Është një idiot…

Seria A

Gazetari i njohur fundos yllin e Interit/ Është një idiot…

Publikuar

-

E ardhmja e Gabigol është pezull, pavarësisht se blerja e tij përfundimtar nga ana e Flamengo-s duket e sigurt. Megjithatë, Inter dhe skuadra kampione e Amerikës së Jugut nuk kanë gjetur akoma një marrëveshje.

Një situatë kjo që lë hapësira për skuadrat e tjera që duan të sigurojnë shërbimet e brazilianit. Mes klubeve të interesuar është West Ham, por që është refuzuar nga ana e lojtarit.

Një refuzim që ka befasuar Tim Vickery, gazetari shumë i njohur në Angli, i cili mbulon futbollin amerikanojugor për BBC. Në një intervistë të dhënë për TalkSport, Vickery ka dhënë mendimin e tij në lidhje me vendimin e futbollistit për të refuzuar West Ham-in.

“Duket se Gabigol do të nënshkruajë me Flamengo-n. Brazilianët janë të sigurt se kështu do të shkojë, edhe pse Inter-i nuk ka marrë oferta të kënaqshme nga ana e klubeve europiane. Gabigol është 23 vjeç dhe ka dështuar në mënyrë të pamohueshme si me Inter-in ashtu edhe me Benfica-n”, ka thënë Vickery.

“West Ham? Personalisht nuk mendoj se është lojtari i duhur për West Ham-in dhe David Moyes-in, por në Brazil kanë thënë se ai e ka refuzuar sepse mendon se është një skuadër shumë e vogël për të”.

“Nëse e mendon një gjë të tillë, është një idiot, sepse nuk ka shumë mundësi që të shkojë te një klub i madh europian në këtë moment. Ka një klub si West Ham, që ka një histori të rëndësishme, shko atje dhe trego se në Europë mund t’ia dalësh. Vetëm kështu klubet e mëdha do të interesohen

“Nëse qëndron në vendin e tij, rrezikon të mos kthehet më në Europë. Dhe nëse dëshiron të konsiderohesh me të vërtetë një futbollist i nivelit botëror, duhet të luash mirë në Europë në nivele të larta”, ka përfunduar Vickery. /Telesport.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Lazio do me çdo kusht Kumbullën, fut mik Thomas Strakoshën

Publikuar

-

Nga

Të marrësh Marash Kumbullën në merkaton e radhës që do të hapet për tregun europian, nuk është e lehtë, aspak. Emri i këtij futbollisti po qarkullon kudo në kampionatet dhe ekipet më të mira, veçse në “Ligue 1”. Nga Dortmundi te Inter dhe Manchester United me Manchester City, duke lënë jashtë listës dhe pa përmendur […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Italia regjistroi numrin rekord të vdekjeve, Tare i befason të gjithë me deklaratën

Publikuar

-

Nga

Igli Tare ka folur për situatën e pazakontë në të cilën gjendet Italia. Në vendin fqinj vazhdon të ketë një numër të madh vdekjesh. Gjatë këtyre ditëve të fundit është pritur edhe përmirësimi i situatës, por që nuk po ndodh kurrë. Italia ka publikuar vetëm para pak minutash shifrën zyrtare dhe atje numërohet rekordi më […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

E konfirmon prestigjozja italiane: Hysaj do largohet nga Napoli

Publikuar

-

Nga

Elseid Hysaj dhe Napoli do të ndahen pas daljes nga karantina. Shkodrani prej merkatos së kaluar është folur se do të ndërrojë skuadër, por ajo që është nisur verën e shkuar do të përfundohet tani. Prej shkurtit diskutohet se Hysaj mund të rinovojë me Napolin, por deklaratat e agjentit të tij dhe raportimet e fundit […]

LEXO TE PLOTE