Connect with Us

Ish-lojtari i Skënderbeut sfidon Barcelonën

Sport

Ish-lojtari i Skënderbeut sfidon Barcelonën

Publikuar

-

Antuan Grizman ka shpëtuar Barcelonën nga një eliminim i bujshëm në Kupën e Mbretit, pasi me dy golat e tij, një prej të cilëve në minutat shtesë, siguroi kalimin e turit për skuadrën e Kike Setien.

Ajo vizitonte Ibizën, një skuadër të kategorisë së tretë në duelin e sotëm dhe shumëkush mendonte se do të ishte një shëtitje për katalanasit, të cilët kishin lënë pushime edhe Mesin për këtë sfidë. Por Ibiza u tregua shumë luftarake e çuditi të gjithë teksa gjeti shpejt golin me anë të Kabaje në minutën e 9 të sfidës.

Sigurisht, më pas dominimi ishte i plotë i Barcelonës sa i përket mbajtjes së topit, por tentativat në portë ishin me pikatore pasi vendasit mbroheshin me shumë forca. Kthesa edhi në minutat e fundit të ndeshjes, kur Grizman në minutën e 73-të vendosi baraspeshën pas asistit perfekt të De Jong. Më pas, në minutën e 94-t ai shpërtheu në të majtën dhe dërgoi topin në rrjetë për t’i dhënë suksesin e kualifikimin ekipit të tij me fitoren 2-1.

Në këtë sfidë, në minutën e 77 në fushën e lojës hyri edhe një emër i njohur i futbollit shqiptar, Kuasi Sibo. Mesfushori i cili në edicionin e kaluar veshi fanellën e Skënderbeut, këtë edicion është bërë pjesë e Ibizës dhe pati mundësinë të laujnte disa minuta ndaj katalanasve.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: