Connect with Us

Luftëtar i bukur me gjirokastritë, ja sa lojtarë vendas ishin në fushë ndaj Kukësit

Sport

Luftëtar i bukur me gjirokastritë, ja sa lojtarë vendas ishin në fushë ndaj Kukësit

Publikuar

-

Në katër sezone radhazi në elitë, Luftëtari është bazuar më tepër te thithja e elementëve jashtë Gjirokastrës. Një politikë që deri diku i ka dhënë të drejtë për rezultatet në dy sezonet e para.

Mirëpo, qyteti që ka një traditë të madhe në futboll, nuk mund të mbetej pa asnjë lojtar vendës. Në barazimin e djeshëm ndaj Kukësit, te Luftëtari kanë diçka që mund të krenohen.

Pas shumë vitesh, 90-minutëshin e mbyllën plot pesë lojtarë gjirokastritë. Avernold Qyrani në portë dhe Stiven Puci në mesfushë e nisën si titullarë, ndërsa nga stoli u futën në pjesën e dytë Ardit Ziaji, Alvi Ahmetaj dhe Serxhi Emini, me këtë të fundit vetëm 17 vjeç dhe që dje debutoi në Superiore me fanellën bluzi.

Të pestë janë produkt i akademisë dhe këtë sezon kanë mundësinë të afirmohen, ndërsa dje treguan se kanë cilësi dhe për më tepër luajtën si të barabartë ndaj ekipit më të mirë të kampionatit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Lautaro Martinez drejt Barçës, Interi piketon bomberin francez

Publikuar

-

Asi i Manchester United Anthony Martial raportohet të jetë në listën e transferimeve të Interit për të zëvendësuar Lautaro Martinez në verë. Sulmuesi argjentinas Martinez pritet t’i bashkohet Barcelonës në verë me Tuttosport që pretendon se katalanasit janë gati të paguajnë 150 milionë euro për të. Teksa shqetësimi për largimin e yllit të sulmit po […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Immobile është thjesht i papërmbajtshëm, drejt thyerjes së rekordit historik

Publikuar

-

Ciro Immobile i pandalshëm drejt rekordit të golave në Serinë A. Pas 25 javëve në Serinë A, falë golit të shënuar në fitoren 2-3 të Lazios në fushën e Genoas, “Mbreti Ciro” ka arritur kuotën e 27 golave në kampionat. Një shifër e jashtëzakonshme që ka lejuar “bomberin” bardhekaltër të barazojë rekordin e Antonio Angelillon […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Plas te PSG, Icardi reagon ashpër pas vendimit të Tuchel

Publikuar

-

Mauro Icardi e nisi mirë aventurën te PSG dhe shënoi disa gola me vlerë, por, si për çdo sulmues, edhe për argjentinasin erdhi momenti i keq. “Thatësira” ndikoi që të humbasë postin e titullarit. Duelin kundër Borussia Dortmund në Champions, ndeshje që u fitua nga gjermanët me rezultatin 2-1, Icardi përfundoi në stol. 27-vjeçari nuk […]

LEXO TE PLOTE