Connect with Us

Moviola e ndeshjes/ Arbitri i mohoi fitoren Luftëtarit në ndeshjen ndaj Kukësit

Sport

Moviola e ndeshjes/ Arbitri i mohoi fitoren Luftëtarit në ndeshjen ndaj Kukësit

Publikuar

-

Një gjykim skandaloz që na kthen disa vite pas. Luftëtari u vodh dje hapur ndaj Kukësit, teksa kryesori Erjon Bastari, në ndeshjen e tij të dytë që gjykon në elitë, e katranosi në Gjirokastër.

Një pjesë të përgjegjësisë e kanë edhe anësorët Denis Rexha e Marjo Shazivari, që me veprimet apo mosveprimet e tyre, nuk e ndihmuan kryesorin. Luftëtarit iu mohua një gol krejtësisht i rregullt në pjesën e parë, ndërsa në pjesën e dytë një penallti neto. Më shumë se kaq nuk mund të dëmtosh një skuadër, që dje mund t’i rihapte shpresat për mbijetesë.

 RASTET

 6’ Limaj gjen të lirë Mustën në krahun e majtë në një aksion premtues, por anësori Shazivari ngre flamurin. Pamjet filmike tregojnë se ka gabuar, pasi Musta mbahej në lojë nga mbrojtësit bluzinj.

15’ Ndërhyrje horror në mesfushë e Teqjes ndaj Çelës, por gjyqtari Bastari e fal mbrojtësin e Kukësit, që meritonte pa diskutim të verdhë.

35’ Lika kroson në zonë dhe topi shkon te Qato, që gjuan me të majtën dhe shënon. Arbitri Bastari ngre dorën e djathtë dhe sinjalizon për gol të Luftëtarit, por pas tri sekondash, ndryshon mendim dhe bën me shenjë për goditje dënimi në favor të Kukësit. Pamjet filmike tregojnë se nuk ka as faull brenda zonës dhe as pozicion jashtë loje. Edhe pretendimi për largimin e topit pa kaluar vijën fatale nga mbrojtësi Obanor bie, pasi “sfera” e kishte kaluar vijën.Anësori Rexha nuk e ka ngritur flamurin për pozicion jashtë loje, ndërsa kryesori u fut në kolaps. Një gafë trashanike dhe për më tepër në një aksion ku lojtarët që ishin në zonë nuk patën asnjë përplasje, por thjesht dueluan në ajër dhe “sfera” shkoi te Qato, që nuk ishte pjesë e këtyre futbollistëve të cilët luftuan për topin. Një gol krejtësisht i rregullt.

 56’ Lika futet në zonë dhe driblon Mustën, i cili i ndërhyn në mënyrë të gabuar, i painteresuar për topin. Arbitri vazhdon lojën dhe nuk akordon penallti. Në vijimin e aksionit, Dragoshi shërben në qendër, aty ku portieri Xhika bën një ndërhyrje brutale ndaj Açkës. Për habinë e të gjithëve, Bastari jep faull në favor të portierit, në një kohë që duhet të akordonte penallti për Luftëtarin. E pafalshme…

Panorama Sport

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: