BundesLiga
Nis revolucioni te Bayerni, 5 yje bëjnë gati valixhet

Bayern Munich është i detyruar të ndjekë në Bundesliga.
Bavarezët mbajnë vendin e dytë në renditje dhe janë katër pikë larg Leipzig-ut kryesues. Një rendimet që nuk kënaq drejtuesit, të cilët duket se janë gati të bëjnë një revolucion të vërtetë në verë.
Sipas Bild, pesë yje mund të largohen nga Bayern në muajt e ardhshëm: Thiago, Thomas Muller, Manuel Neuer, Javi Martinez dhe Jerome Boateng.
Lojtarë që pritet të zëvendësohen nga një merkato e rëndësishme, për të cilën janë bërë gati të investohen 110 milionë euro.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania