Connect with Us

Odise Roshi drejt transferimit në La Liga: Ëndërroj të luaj në Botëror me kombëtaren

Kombëtare

Odise Roshi drejt transferimit në La Liga: Ëndërroj të luaj në Botëror me kombëtaren

Publikuar

-

Odise Roshi duket se ka gjetur formën e tij më të mirë këtë sezon me fanellën e Akhmat Grozny. Klubi rus po kalon një moment të vështirë në kampionat, por futbollisti i kombëtares shqiptare ka treguar një nivel të lartë, duke kontribuar edhe me 3 gola. Në kohë merkatoje, çdo futbollist synon që të ndryshojë ekip dhe përjashtim nuk është as “raketa” kuqezi, që i shkel syrin La Ligës spanjolle.

“Shpresoj, na duhen shumë pikë me thënë të drejtën se nuk jemi mirë në tabelë. Shpresoj të ngrihemi dhe t’i marrim avash avash gjërat. Normale është një kënaqësi e madhe. La Liga është një nga kampionatet më të mëdha. Do ishte një kënaqësi që të shkoj aty, por për momentin jam te ekipi im, jap maksimumin aty dhe kur gjërat të jenë zyrtare “PO”, kur nuk janë zyrtare nuk mund të flas para kohe”. 

Edi Reja ka fituar zemrën e të gjithë futbollistëve në kombëtare dhe Roshi është njëri prej tyre.

“Është një trajner me shumë eksperiencë. Të gjithë kanë respekt për trajnerin, ka shumë pankina në Seria A. Ka treguar vlera edhe në ekipin kombëtar, ka formuar një ekip shumë të mirë. Ëndrra ime është që të luaj në Botëror me Shqipërinë”.

Në Rusi ende nuk ka rinisur kampionati dhe Roshi, së bashku me shokët e tij të skuadrës po e zhvillojnë fazën përgatitore në Antalia të Turqisë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Berisha: Hysaj më i vështiri, si na ndryshoi jetën Koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Profili në “Instagram” apo çdo rrjet social është shpesh treguesi kryesor për shumëçka nga jeta e secilit prej nesh. Po të futesh te llogaria e Etrit Berishës në “Instagram”, ka një oktapod. E pikërisht, si një i tillë mbase në fushë shqiptari është jo me dy, por shumë tentakula që i kanë mjaftuar për ta […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Barcelona nuk e lejoi Labinot Kabashin të luante për Kosovën

Publikuar

-

Nga

Labinot Kabashi ishte ftuar te Kombëtarja e Kosovës si 16 vjeçar. Ai është pjesë e Barcelonës dhe llogaritet si njëri nga yjet e ardhshëm të klubit katalunas. Albert Bunjaki e kishte ftuar Kabashin, kur ky ishte vetëm 16 vjeçar. Labi kishte shkëlqyer në stërvitjet te Kosova dhe ish-trajneri i Dardanëve dëshironte ta inkuadronte të paktën […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Kombëtaren shqiptare e refuzoi, Besnik Hasi: Mund të drejtoj Kosovën

Publikuar

-

Nga

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Besnik Hasi nuk e ka përjashtuar mundësinë që në një ta ardhme ta marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës. Në një intervistë dhënë emisionit sportiv të KTV “Sporti Total”, ish-trajneri i Anderlehti, Olimpiakosit, Legias, etj, ka vlerësuar lartë ngritjen e Kosovës dhe beson se ka një të ardhme të ndritur. “Me Kosovën […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: