Connect with Us

Sulmuesit e tij humbin penalltitë, Guardiola merr vendimin shokues

Premier Liga

Sulmuesit e tij humbin penalltitë, Guardiola merr vendimin shokues

Publikuar

-

Humbja e penalltive nga ana e futbollistëve të Manchester Cityt është bërë shqetësuese për teknikun Pep Guardiola, ndërsa i fundit në radhë që ka gabuar nga 11 metrat ka qenë sulmuesi brazilian Gabriel Jesus në ndeshjen e kampionatit në mesjavë ndaj Sheffield United.

Vetë tekniku spanjoll u ndal gjatë në këtë aspekt pas përfundimit të takimit dhe tha se është shqetësuese që futbollistët e tij humbin kaq shumë penallti, ndërsa shtoi se po mendon për të gjetur një zgjidhje tjetër.

“Është shqetësuese, pasi shpesh gabojmë në momente të rëndësishme të ndeshjes. Po mendojmë për një zgjedhje tjetër dhe besoj se Ederson mund të jetë goditësi ynë i penalltive. Është gjuajtës i mirë dhe nuk i nxehet gjaku asnjëherë, ndaj mendoj se do të na ndihmonte”, deklaroi Guardiola.

Nëse trajneri spanjoll vendos t’ia besojë 11-metërshat gardianit brazilian, atëherë ky i fundit do të provojë të futet në listën e portierëve golshënues, si Higuita, Chilavert dhe Hans Jorge Butt, me këtë të fundit që spikati si ekzekutues penalltish.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Premier Liga

Zbulohet plani, ja kur do rifillojë Premier League

Publikuar

-

Nga

Klubet e Premier Ligës angleze do të detyrohen të luajnë me dyer të mbyllura për shkak se edicioni duhet të mbyllet më 12 korrik. Kjo është hipoteza që po qarkullon në mediat britanike. Ky propozim është mbështetur nga të gjitha klubet angleze dhe tani vendimi i takon Qeverisë, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Shoqatës së Futbollistëve. […]

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Çmenduri/ Neuer braktis Bayern-in, ja destinacioni i ri i super portierit

Publikuar

-

Ditët e fundit ka nisur shumë në media që të flitet për merkaton e verës, ku priten shumë lëvizje të bujshme. “Bild” ka publikuar një lajm të çmendur së fundmi, teksa raporton se Manuel Neuer do të largohet nga Bayern. Sipas prestigjiozes gjermane, portieri do të firmsoë me Chelsean në verë. Do të ishte padyshim […]

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Xherdan Shaqiri largohet nga Liverpooli, gati transferimi te gjigantët e Spanjës

Publikuar

-

Xherdan Shaqiri do të largohet në fund të sezonit nga Liverpool. Sulmuesi shqiptar nuk po gjen shumë hapësira në formacionin e Jurgen Kloop e skuadra angleze është gati të heq dorë nga shërbimet e tij. Mediat angleze raportuan ditën e djeshme se Liverpool e ka marrë vendimin për lojtarin e do të nxirret në merkato. […]

LEXO TE PLOTE