Connect with Us

Zbulohet kontrata që Irani i ka ofruar Xhani De Biazit

Kombëtare

Zbulohet kontrata që Irani i ka ofruar Xhani De Biazit

Publikuar

-

Xhani De Biazi shumë shpejt mund të jetë në krye të një ekipi kombëtar. Së fundmi, ish-trajneri i Kombëtares ka marrë një propozim konkret dhe ka në duar një ofertë për të cilën ka pak kohë që të mendohet dhe të vendosë.

Nga ajo që bëhet me dije në mediat italiane, ish-trajneri i Kombëtares shqiptare është në planet e përfaqësueses së Iranit për të cilën duhet të vendosë brenda 48 orëve të ardhshme.

OFERTA

Ka qenë faqja e specializuar “Gialucadimarzio” që ka bërë me dije edhe ofertën në adresë të Xhani De Biazit. Bëhet me dije se ish-trajnerit të Shqipërisë i është ofruar një kontratë prej 30 muajsh, pra dy vite e gjysmë. E gjithë kjo, me synimin e qartë Botërorin e Katarit në 2022- shin.

Xhani De Biazi, prej kohësh është pa një angazhim në lidhje me drejtimin e një ekipi futbolli. Italiani është përfolur shpesh për oferta edhe në Serinë A, ku ndër të fundit ishte skuadra e SPAL-it e cila i ofroi De Biazit marrjen e drejtimit, të paktën deri në fund të sezonit.

Synimi dhe objektivi i ekipit ku luan Etrit Berisha, është qëndrimi në Serinë A, edhe pse gjendet në pozita shumë të vështira. Pak kohë më parë, në Iran ka drejtuar një tjetër trajner italian. Andrea Stramaçoni ishte trajneri i skuadrës së Estegalit, prej së cilës u largua pak kohë më parë për shkak edhe të problemeve të shumta që hasi në këtë skuadër.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Video/ Xhaka feston sot ditëlindjen, UEFA e surprizon me postimin

Publikuar

-

Nga

Dita e sotme është e veçantë për futbollistin e kombëtares, Taulant Xhaka. Mesfushori energjik i Bazelit, feston datëlindjen e 29, ndërsa festa e sotme bashkohet me një gëzim edhe më të madh, siç ishte ardhja në jetë e djalit të tij parë para pak ditëve. Kështu, atmosfera në familjen Xhaka është tejet pozitive, ndërsa së […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Ermir Lenjani tregon padrejtësinë e turpshme që i bënë në Zvicër për shkak të koronavirusit

Publikuar

-

Nga

Ermir Lenjani do të bënte bujë përpara disa ditësh, pasi do të largohej nga Sioni së bashku me 8 lojtarë të tjerë. Kjo pasi futbollistët nuk pranuan uljen e rrogave dhe presidenti Christian Constantin mori masën më ekstreme. Por çfarë ndodhi realisht? Një padrejtësi mund të thuhet se i është bërë këtyre lojtarëve, ndërsa vërtet […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Mediat kosovare: Xhokovic jep 1 mln euro për Serbinë, Xhaka e Shaqiri flenë gjumë

Publikuar

-

Nga

Në këto momente të vështira që po kalojnë të gjitha shtetet sa i përket Koronavirusit, ka një përkrahje të madhe që vjen edhe nga bota sportive. Yjet dhe lojtarët më të njohur që paguhen shumë në ekipet e tyre, kanë kontribuar sadopak për shtetet ku kanë lindur, që ta kalojnë këtë situatë. Së fundmi ishte […]

LEXO TE PLOTE